SISTEM51 – Revolucioni i SWATCH

Orët automatike janë një mrekulli e inxhinierisë. Lëvizja e ingranazhit bëhet nga energjia kinetike e mekanizmës. Efekti i kësaj magjie mekanike zgjat për një kohë të gjatë.

Këta tre faktorë duhet të jenë të mjaftueshëm për ta bërë që çdo adhurues i orëve të admirojë një orë automatike, por romanca ende nuk ka filluar…

Si funksionon një orë automatike?
Këtu fillon romanca. Fillimi i një marrëdhënieje me orën tuaj. Lidhja që ndjeni me tingullin e butë të tik-takut.

Një orë automatike njihet ndryshe si vetë-kurdisëse, sepse është lëvizja e krahut tuaj që i jep jetë.

Edhe një gjest i vogël nga dora juaj do të sigurojë energji për të drejtuar orën përmes rotorit të saj, që duke u rrotulluar në shkallë të ndryshme mban zemrekun e orës plot në çdo kohë.

Orët automatike janë argëtuese! Kushdo që ka në pronësi një orë automatike mund të dëshmojë për të. Orët automatike janë të çmuara! Duke ditur që nuk ka energji elektrike as bateri të përfshirë dhe të gjitha ingranazhet bashkjetojnë me sukses duke treguar orën e saktë bëjnë që çdokush të dashurohet pas tyre.

Edhe gjigandi Zvicerian Swatch ofron në treg orë automatike.

Revolucioni Mekanik  i Swatch është që ndryshe nga orët e tjera që përmbajnë 200 mekanizma në brendësi të tyre, ora Sistem 51 nga Swatch përmban vetëm 51 mekanizma në brendësi të saj.

Rezerva e energjisë në një orë Swatch zgjat deri në 90-orë pune.

Duke kombinuar dizajnin modern, materialet premium dhe një lëvizje automatike, sistemi51 ndërton teknologjinë e përparuar dhe ka krijuar një koleksion të modeleve të guximshme! Gjeni stilin tuaj dhe bashkohuni me Revolucionin Mekanik sot!