- Jepuni më shumë kohë të luajnë.
Peter Gray, një psikolog fëmijësh thotë: “Fëmijët i mësojnë mësimet më të rëndësishëm në jetë nga fëmijë të tjerë, jo nga të rriturit.Ata nuk mund të mësojnë nga ndërveprimi me të rriturit”.

- Debatet dhe diskutimet e forta bëjini larg tyre.
Kur ata shohin e dëgjojnë probleme të rriturish dhe pasiguri, gjendja psikologjike delikate e fëmijës mund të ndikohet negativisht; duke i bërë ndoshta të shqetësuar e të pasigurtë.

- Mos i krahësoni me të tjerët.
Studiuesit thonë se tendencat krahasuese mund të ndikojnë për keq tek vetëbesimi i fëmijës.

- Mësojuni dobinë e emocioneve negative.
Një mënyrë më e mirë është që të pranosh sjelljen duke i mësuar fëmijëve se të gjithë përjetojnë emocione negative, si dhe të gjenden mënyra për t’u treguar se si t’i përballojnë këto emocione në mënyrë konstruktive.

- Vlerësoni përpjekjet e tyre.
- Lejoni të provojnë.
- Jepuni një sens përgjegjësie individuale.
- Vlerësoni traditat familjare.
Sipas Institutit të Zhvillimit të Fëmijëve, koha e rregullt familjare sjell pesë përfitime kryesore: fëmija ndjehet i rëndësishëm dhe i dashur; fëmija vëren tipare pozitive tek të rriturit; të rriturit mund të vëzhgojnë dhe të mësojnë më shumë për dobësitë e fëmijëve të tyre, për ti udhëzuar ata më mirë; fëmija mund të shprehë me fjalë mendimet dhe ndjenjat e veta dhe prindi dhe fëmija mund të zhvillojnë një lidhje të fortë.

- Krijoni kujtime të lumtura.
- Jini vetë i/e lumtur.
Sipas Carolyn Couan, psikologe: “fëmijët nuk ecin mirë, nëse të rriturit nuk kujdesen për veten dhe marrëdhënien e tyre”.