100 vjet stil! E gjithë bota po feston, po ti çfarë pret? Bashkoju!

Këtë vit shënohet përvjetori i 100-të i Bauhaus dhe “Swatch” ka gjetur mënyrën e duhur për të nderuar shkollën dhe lëvizjen e artit.

Krijuesi i orëve zvicerane u bashkohet festimeve me koleksionin e ri “Bau Swatch” që vjen me një larmi dizajnesh dhe ngjyrash, duke filluar nga ato më të guximshmet te ato më të gjallat. Siluetat më të gjera janë në kontrast me ato minimaliste, me stile të ndryshme nga rastësore në sportive deri edhe në avangardë.
Në themel, lëvizja Bauhaus përkrahte: kufizimin në format dhe ngjyrat bazë, thjeshtësinë brenda larmisë, shfrytëzimin e kursyer të hapësirës, materialeve, kohës dhe parave. Sot këto parime synohen të arrihen pothuajse për të gjitha produktet që nga telefonat inteligjentë deri tek ndërtesat.

Koleksioni i ri i Swatch Vjeshtë/Dimër 2019, përmban pikërisht këto elemente të lëvizjes Bauhaus që filloi në Gjermani 100 vite më parë.

Stili Bauhaus mund të përshkruhet si një përzierje e dizajnit dhe arkitekturës që përqendrohet në zvogëlimin e distancës midis artit dhe funksionalitetit sa më shumë të jetë e mundur.

Kjo rezultoi në një përzierje të shkëlqyeshme të modeleve dhe ngjyrave në “Bau Swatch” duke filluar nga ato me shumë gjallëri tipike verore, deri tek modelet e orëve bardhezi.

E veçanta e këtij koleksioni shihet edhe në fushën me numra, ku vetëm duke e lexuar, ju mund të merrni përshtypjen se kombinimi i ngjyrave e bën dukjen tuaj më të gjallë. Ngjyrat janë aty për të sjellë një shkëndijë të vogël në Sistem Bau që është në dispozicion për ju në Swatch në Qendrën Metropol dhe TEG.

Po le t’ju hedhim një sy nga afër modeleve më të reja të orëve “Bau Swatch“, dhe ju keni vetëm një detyrë: Të zgjidhni të preferuarën!


Për gjallëri!
Tradita e Bauhaus na mëson të jemi të guximshëm e të përgjegjshëm! Kur vjen puna te aksesorët “Bau Swatch” sjell orët retro dhe të gjalla në aspektin e ngjyrave:
MULTIBOOST me të gjitha ngjyrat e ylberit dhe më tepër si dhe REDTWIST me tre ngjyra, të bardhe, të kuqe si dhe të zezën që rrethon fushën.

Për kontrast!

Shkrirja e të zezës me ngjyra të tjera ka ardhur perfekt në orët e koleksionit të ri.
Kontrasti i ngjyrave vjen nga bluja, e kuqja dhe e verdha tipike e Bauhaus. Janë këto tre ngjyra elementare që janë të spikatura në stilin gjerman dhe i japin këtyre orëve emrin e tyre për ta bërë më të spikatur look-un tuaj. Ne po ju sjellim 3 modele fantastike “Bau Swatch”, që ndërthurin sportiven me klasiken!

1.ORANGEBOOST në ngjyrë të zezë te rripi dhe fusha portokalli me akrepat e zinj. E veçantë është fusha e tejdukshme që ju bën të shihni sistemin e brendshëm.

2.X DISTRICT BLUE E zeza dhe bluja nuk janë dukur kaq bukur sesa në këtë orë unike të “Bau Swatch”. Fusha e zezë me akrepat e hollë të bardhë rrethohet nga një shirit blu duke theksuar kontrastin.

3.BLACK-ONE  E zeza nuk është dukur kaq bukur në këtë orë sportive e kombinuar me tre ngjyrat, blu, e verdhe dhe e kuqe! Akrepat e verdhë mbi fushën e zezë e shtojnë më shumë kontrastin në dukjen tuaj!

Nëse të pëlqejnë ngjyrat dhe do të bësh diferencën, atëherë kemi aksesorin unik për ty!

Ky ishte qëllimi që “Swatch” kishte kur solli koleksionin më të ri të orëve “Bau Swatch” që e gjeni në Qendrën Metropol në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.