123 mijë kristale “Swarovski” shndrijnë skenën e “Super Bowl”! Si u krijuan veshjet e mahnitshme të Jennifer Lopez dhe Shakirës

Jennifer Lopez dhe Shakira i vunë flakën skenës të dielën në Miami, me performancën e tyre elektrizuese gjatë një prej eventeve sportive më të mëdha të mbajtura çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

E kemi fjalën për ndeshjen vjetore të kampionatit të Ligës Kombëtare të Futbollit, Super Bowl 2020, ku dy divat e muzikës, i bënë të gjithë të mbeten pa fjalë kur u shfaqën me disa paraqitje fantastike që na bënë të harrojmë moshën e tyre.

Dhe nëse doni të dini sekretin e shkëlqimit në skenë të JLo apo të Shakirës, mjafton të përmendim vetëm një emër: “Swarovksi!”, partneriteti me të cilin ka nxitur imagjinatën e stilistëve, artistëve dhe arkitektëve me kristalet, bizhuteritë dhe idetë e çmuara, duke u bërë pjesë e përvojave me të vërtetë të bujshme, si personale ashtu edhe kulturore.

Shakira, këngëtarja kolumbiane e hitit “Hips Don’t Lie” hapi shfaqjen e shumëpritur të Super Bowl, e veshur me një kostum të kuq tepër të zjarrtë të punuar me 123,000 kristale “Swarovski” që shndërrinin në sytë e 102 milionë shikuesve.

Por ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve ishin çizmet e saj të punuara me 30 mijë kristale “Swarovski”. Sipas dizajnuesit Daniel Jacob, u deshën 10 ditë për të punuar çizmet 20 mijë dollarëshe dhe rezultati, ishte thjesht i mrekullueshëm.

Por surpriza nuk mbaron me kaq pasi për të performuar “Empire”, Shakira përdori një kitarë e cila ishte e gjitha e mbuluar me 70,000 kristale “Swarovski”.
Në një moment të dytë, këngëtarja 43-vjeçare u vesh me ar nga koka te këmbët me një kostum të Peter Dundas, të punuar gjithashtu me kristale.

Dhe le të kthehemi pak te veshjet e divës Jennifer Lopez, që ju kujtoi të gjithëve se të jesh 50-vjeçe është e mahnitshme.

Kostumi “Versace” në ngjyrë argjendi i JLO ishte zbukuruar me 75,000 kristale “Swarovski” të gjitha të qepura me dorë në tyl. Në total, u angazhuan mbi 30 rrobaqepëse dhe u deshën mijëra orë punë.

Performanca ishte aq energjike, saqë pas çdo prove, është dashur të riparohen kostumet si për Jennifer Lopez ashtu edhe për kërcimtaret, duke i zëvendësuar kristalet çdo herë.

Në një moment tjetër këngëtarja u shfaq në skenë me vajzën e saj 11-vjeçare Emme për të performuar hitin e saj “Let’s Get Loud”, me një veshje “Versace” me 40,000 pupla të kuqe, blu dhe të bardha të gjitha të qepura individualisht dhe me 2,000 kristale të vendosura në mënyrë artizanale.

Por prisni se ka akoma! Nëse nuk jeni mjaftuar ende me kristalet, atëherë hidhini një manikyrit të Lopez të punuar nga artisti i famshëm i thonjve Tom Bachik, që shndrin falë “Swarovski”-t.

Frymëzohuni edhe ju nga paraqitja e mahnitshme e dy divave të muzikës botërore për të shkëlqyer në çdo moment të ditës, me koleksionin e ri të aksesorëve “Swarovski”!