3 surpriza për ju që mezi po e prisni rikthimin në shkollë

Rikthimi në shkollë këtë vit të ri ka shumë rëndësi për fëmijët, pasi kërkon më tepër kujdes në zakonet me të cilat janë mësuar vitet e tjera.

Ditët e fundit para fillimit të shkollës janë emocionuese dhe pak konfuze, jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit. Çfarë do të sjellë viti i ri? Klasa të reja dhe rroba të reja, janë vetëm disa nga gjërat që ju presin.

Ndaj “BLUKIDS”, “Swatch” dhe Swarovski”, janë bërë bashkë për ta bërë sa më të sigurt dhe argëtues rikthimin në shkollë. Ideja është që i vogli/e vogla juaj të nisë vitin shkollor duke u ndjerë i rehatshëm, i sigurt dhe i lumtur.

Tre super brand-et sjellin disa produkte fantastike me koleksionet e tyre “Back to School”, që ju vijnë në ndihmë me disa ide për veshjet dhe aksesorët e nevojshëm, tani që edhe pak ditë edhe nis shkolla.

BLUKIDS

Koleksioni i ri i veshjeve për fëmijë, vjeshtë/dimër 2020-2021 ka mbërritur dhe ju mirëpret krahë hapur për të zgjedhur kombinimet më të bukura të sezonit në “BLUKIDS”. Por surpriza nuk mbaron me kaq pasi koleksioni i ri në “BLUKIDS” do të jetë më 20% ulje. Është koha e duhur për të menduar se çfarë do të veshin fëmijët në stinën e vjeshtës, kur nis edhe shkolla. Ejani të zbuloni në koleksionin e ri, dizanjet me personazhet e preferuar të vogëlushëve tuaj nga bota e larmishme e Disney në “BLUKIDS”!

Materiali pambuk 100% Bio i certifikuar nga Oeko Tex i veshjeve të “BLUKIDS”, do ta lehtësojë akoma dhe më shumë zgjedhjen e prindërve për të ndryshuar gardërobën për stinën e vjeshtës. Dizajni italian i menduar deri në detaje, i përshtatur me stilet dhe tendencat e fundit, do të shoqërojnë fëmijët dhe adoleshentet çdo ditë në shkollë dhe në festa ku secili prej tyre do të ndjehet i veçantë.

SWATCH

“Swatch” ju fton që për çdo orë që blini të përfitoni 20% ulje në koleksionin e orëve për fëmijë “Flik Flak” deri më 14 shtator.  Ditët e verës i kanë gjetur fëmijët tuaj disi të shpërqendruar me idenë e kohës. Falë orëve “Flik Flak” fëmija juaj do të mësojë shprehjen se “koha është flori” dhe do të ndjekë regjimin ditor.

“Flik Flak” sjell orët me çmime të përballueshme për çdo familje shqiptare, rezistente ndaj ujit, përplasjeve të fëmijëve gjatë lojërave, madje dhe nëse e harroni në lavatriçe në 40 gradë. Ato janë të përbëra nga një material plastik i fortë dhe me ngjyrues natyral. Sa u përket diajneve, ato janë të larmishme dhe me personazhet e preferuar të të vegjëlve tuaj.

Ejani në Swartch dhe bëhuni gati për shkollën duke vizituar pikat e shitjes në Qendrën Metropol dhe TEG ose përmes një rezervimi online në faqen e Swatch Albania në Facebook 

SWAROVSKI

Për adhuruesit e aksesorëve unikë, brand-i prestigjioz “Swarvski” ju ofron stilolapsin e kristaltë që ka një funskion shumë më tepër sesa thjesht për të shkruar.

Stilolapsi Crystaline Nova i Swarovski-t është i mbushur me mbi një mijë kristale të pastra duke përdorur teknikën unike Crystaline. Detajet e dizajnit sigurojnë bazën perfekte për këtë aksesor që do të ishte një dhuratë mjaft unike për dikë që nis shkollën apo universitetin.

Për më tepër, Swarvoski ofron 20 për qind ulje në produkte të selektuara deri më 14 shtator. Ejani përzgjidhni aksesorët e preferuar dhe bëni diferencën!

Ejani në Swarovski dhe bëhuni gati për shkollën duke vizituar pikat e shitjes në Qendrën Metropol, QTU dhe TEG ose përmes një rezervimi online në faqen e By Best Albania në Facebook dhe Instagram!