4 ide dhuratash për gruan moderne që i ka të gjitha

Nuk je i vetmi apo e vetmja që ke lënë dhuratën për 7-8 Marsin në momentin e fundit. Të gjithë kemi një person në listën tonë, për të cilin është mision i pamundur që të blesh dhuratë pasi duket sikur ka gjithçka.

Por “Swatch” ka vendosur që t’ju vijë në ndihmë këtë prag festash me 4 ide speciale dhuratash, që askush nuk do t’u thoshte “Jo”.

Katër modele orash që janë pjesë e koleksionit të ri, vijnë posaçërisht për t’i bërë bërë një surprizë të bukur femrës më të rëndësishme të jetës suaj.

Nga orët sportive me lëkurë të një cilësie të mirë deri te modelet njëngjyrëshe në tonet e arta dhe të zeza, këto modele do të ishin dhurata të hijshme për 7-8 Marsin.

MESH O’HONEY

Për një dhuratë klasike “Swatch” sugjeron orën MESH O’HONEY nga koleksioni Irony Big Classic. Kasa dhe rripi vijnë në ngjyrë të artë dhe me një material të fortë çeliku. Akrepat dhe numrat e artë janë lehtësisht të dallueshëm në fushën gri. Ora e cila është rezistente ndaj ujit, demonstron datën në drejtim të numrit 6.  Ajo është perfekte pasi shkon me çdo veshje dhe mund të kthehet në aksesorin e preferuar të saj!

SILVER HUG

Për femrat që e adhurojnë shkëlqimin, “Swatch” sugjeron këtë model të mrekullueshëm ore me kristale “Swarovski” nga koleksioni Swatch Irony. Ashtu siç mban emrin edhe ora është e krijuar e gjitha në ngjyrë argjendi. Rripi ka një dizajn fantastik të ndërthurur me kristale ngjyrë blu. Fusha gjithashtu ka katër kristale në drejtim të numrave 3, 6, 9 dhe 12. Fusha minimaliste në po të njëjtën ngjyrë si rripi, ndriçohet edhe më tepër nga kristalet.

SKIN SHADOW

Për adhurueset e ngjyrës së zezë Swatch Skin Irony ju sugjeron orën SKIN SHADOW e cila është një ndër modelet e preferuara. Rripi i orës është lëkurë ndërsa kasa e saj prej xhami kompleton dizajnin minimalist.

Në vend të numrave, në fushë shkëlqejnë Swatch Sparkles të cilat vijnë në ngjyrë të artë. Ora e cila është rezistente ndaj ujit është ideale për çdo moment të ditës por edhe gjatë natës nëse dëshironi të tërhiqni vëmendje me shkëndijat e saj!

SKIN GLAM

Për femrat që e duan vëmendjen vjen versioni i artë i Swatch Skin Irony që quhet SKIN GLAM. Fusha e saj ka një efekt reflektues të rrezeve të diellit dhe Swatch Sparkles në vend të numrave për një rrezatim total.

Rripi është gjithashtu ngjyrë ari dhe madhësia e tij mund të rregullohet në varësi të madhësisë së dorës. Kjo orë është perfekte për femrën që i jep dritë jetës tënde dhe ku ka më mirë sesa të përçosh një mesazh të tillë!

Nëse asaj i pëlqejnë aksesorët modernë dhe do t’i bësh surprizën më të veçantë vizito “Swatch” në Qendrën Metropol në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG; dhe zgjidh aksesorin unik për të!

Nxitoni të bëni tuajit këta aksesorë me një porosi online në  Facebook