Arratisje tropikale: Trendi i ri i aksesorëve që presin të shkëlqejnë në trupin tuaj

Vera ka mbërritur me një sërë trendesh të reja aksesorësh në Swarovski që kanë si kryefjalë shkëlqimin ekzotik!

Nga vathët e mëdhenj me dizajn tropikal, te gjerdanët klasikë, koleksioni i ri Tropical është frymëzuar nga ideja e një kopshti me lule ekzotike që përcillet me tone të ngrohta ari dhe kristale me ngjyra të ndezura. Kombinimet do të jenë tepër të guximshme këtë verë, dhe më të shndritshme se kurrë!

Ne ju ftojmë të shihni disa nga tendencat e aksesorëve që do të jenë investimi më i mirë për verën ose një dhuratë speciale për dikë të veçantë në jetën tuaj!

TROPICAL

Një palë vathë Swarovski me një kombinim unik të ngjyrave tropikale dhe elegancës, janë aksesorët e verës që nuk duhet t’ju mungojnë. Kristale të shndritshëm blu dhe të verdhë që tërheqin vëmendjen formojnë bishtin e gjatë të një papagalli të artë. Ju gjithashtu mund të hiqni elementët e varur për një pamje më minimaliste. Një dhuratë e veçantë për veten tuaj, ose për dikë që do t’i tregosh se është unike në llojin e vet.

Koleksioni Tropical sjell edhe një version vathësh Swarovski me dizajn gjetheje në ngjyrë të artë, të dizenjuara me kristale të bardha dhe jeshile për një pamje ekzotike ose për një dhuratë që nuk i ikën kurrë koha!

Mrekullia e koleksionit të ri të verës është kjo unazë Swarovski që është një në llojin e vet. E punuar me kristale të shumta e të madhësive të ndryshme në një bazë të veshur me ar, dhe kristale më të vogla që rrethojnë ato më të mëdha, ky aksesor është ideal për raste të veçanta dhe një dhuratë e shkëlqyer për një person të rëndësishëm në jetën tuaj.

BOTANICAL

Botanical collection është bashkëpunimi më i fundit i Swarovski-t me aktoren e mirënjohur Penélope Cruz. Frymëzuar nga misioni për të mbrojtur florën më të rrezikuar të tokës, ky gjerdan elegant është një pasqyrim i shkëlqyer i zejtarisë së Atelier Swarovski-t.

Kristalet janë të projektuar në forme petalesh delikate në ngjyrë të bardhë dhe të verdhë. Një dizajn i rafinuar dhe femëror, i cili është i lehtë për tu kombinuar dhe nuk do të dalë kurrë jashtë stilit. Mund ta kombinoni me byzylykun për ta bërë më të plotë rrezatimin.

ETERNAL

Koleksioni Eternal sjell lulen Margarita në aksesorët e tij, që simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe dashurinë. Nga një unazë e ëmbël me një dizajn modern, të shprehur përmes petaleve lëvizëse të kristaleve, deri te vathët apo varëset minimaliste, çdo aksesor do të ishte një demonstrim i dashurisë së pastër për këdo që ia dhuron!

“Swarovski” ju ofron mundësinë t’i bëni vetes ose njerëzve më të dashur një dhuratë dhe të përfitoni 30% ulje në produkte të përzgjedhura duke vizituar pikat e shitjes në Qendrën Metropol, QTU dhe TEG ose përmes një rezervimi online në faqen e By Best Albania në Instagram!