Bëhu ti babagjyshi këtë fundvit! 4 ide dhuratash ideale për të dashurit tuaj

Kemi pritur shumë gjatë për sezonin e festave dhe tani ka ardhur koha për të përkëdhelur veten e njerëzit tanë më të dashur me dhurata fantastike.
Nëse nuk keni ende një ide se çfarë mund të dhuroni këtë vit, “Swarovksi”“BluKids”“Villeroy & Boch” dhe “Swatch” ju vijnë në ndihmë. 4 monobrandet e famshme ju gjenden pranë në çdo moment me produktet e tyre cilësore dhe me çmime konkurruese.

SWAROVSKI

Me kristalet e “Swarovski” çdokush shkëlqen më shumë se dritat e një feste, ndaj një dhuratë e tillë do të ishte ideale për një femër. Sharmi, eleganca, stili dhe emocioni janë të ndërthurur në mënyrë perfekte në çdo produkt “Swarovski”.

Koleksioni “Christmas 2020” dhe ai i figurave të kristalit “Santa Claus” do t’i bëjnë të gjithë njerëzit tuaj të afërt të ndihen të lumtur si fëmijë dhe të përjetojnë magjinë e festave si kurrë më parë.

Për t’ju dhënë shkëlqim ditëve të fundit të këtij viti e dini ku të drejtoheni… vetëm tek “Swarovski”! Dhe mos harroni për blerje 169 euro, do të përfitoni një varëse “Tennis” dhuratë.

Përveçse mund ta vizitoni monobrandin fizikisht, mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Instagram!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

BLUKIDS

Këtë fundvit mund t’i gëzoni fëmijët tuaj me mundësitë fantastike që “BluKids” ofron. Koleksioni i ri “Christmas” ka gjithçka që dëshironi, modele unike, dizajne me motive festash, që do i bëjnë vogëlushët tuaj të duken akoma edhe më bukur për festa.

Marka më e mirë italiane e veshjeve dhe e aksesorëve për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç ju ofron mundësi pafund për të investuar në garderobën e dimrit të më të vegjëlve të familjes. Por nuk mbaron e gjitha me kaq, sepse “Blu Kids” ka menduar që t’ua lehtësojë listën e shpenzimeve për dhurata, duke ofruar 20% ulje për çdo blerje.

Tashmë nuk keni ç’të prisni më tepër, merrni fëmijët tuaj dhe vizitoni monobrandin që ndodhet në Qendrën Metropol në rrugën Sami Frashëri. Ose mund të mos lodheni fare duke bërë porosinë tuaj online dhe më pas “BluKids” do të vijë aty ku je ti.

VILLEROY & BOCH

Nëse po kërkoni për dhurata unike për të afërmit tuaj, atëherë keni “Villeroy & Boch”. Në këtë monobrand do të gjeni koleksionet ideale për festat e fundvitit dhe këtu mund të veçojmë Annual Christmas Edition, Christmas Toys, Toy’s Delight, Toy’s Delight Royal Classic, Toy’s Fantasy dhe shumë më tepër.

Të gjithë këto thesare të vegjël përcjellin menjëherë atmosferën e Krishtlindjes dhe janë dhurata perfekte për fanatikët e tryezave estetike dhe të sofistikuara. Çdokujt që do i bëni një dhuratë nga “Villeroy & Boch” do e ktheni pas në kohë me kujtimet më të bukura të fëmijërisë, falë dizajneve unike me motive festash.

Duhet të keni parasysh se kushdo që antarësohet për herë të parë në kartën By Best përfiton 10% ulje. Ndërsa anëtaret ekzistues fitojnë 20% ulje.

Monobrandin “Villeroy & Boch” mund ta vizitoni fizikisht ose të zbuloni online koleksionet më fantastike, të cilat do të sjellin magjinë e festave në çdo shtëpi.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

SWATCH

Do t’i dhurosh dikujt një orë të re për t’i treguar se ka ardhur koha për ndryshim në vitin 2021? Atëherë duhet të drejtohesh tek “Swatch”.

Brandi prestigjioz zviceran vjen me një koleksion unik për festa, ndaj ju sigurojmë se do e lini pa fjalë personin që do zgjidhni t’i bëni një dhuratë nga “Swatch”. Zgjedhjen tuaj për dhuratë do ta keni shumë të lehtë, sepse “Swatch” përshtatet me çdo lloj stili. Në “Swatch” do të gjeni një gamë të gjerë produktesh dhe me koleksionin e ri keni pafund mundësi zgjedhjeje. Ora me rrip transparent, koleksioni i ri i “Pushimeve” me 15 lloje të ndryshme duke përfshirë këtu BLUMINO, MULTILUMINO, LUMINESCENT ROSE apo BLUE SPARKLE, do t’i bëjnë të dashurit tuaj të duken bukur pa u munduar fare.

Në “Swatch” nuk keni pse të mendoheni dy herë, sepse vetëm aty do të gjeni produktet më cilësore dhe me çmimet më të leverdisshme! Madje nëse blini 1 artikull në “Swatch” keni -10% ulje, ndërsa për 2 ose më shume -20% ulje.

Për të parë koleksionet e fundit mund të vizitoni online faqen e “Swatch Albania” dhe të bëni gati dhuratën tuaj për festa.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe TEG.

Çdo artikull të 4 monobrandeve mund t’i shihni virtualisht edhe në faqen e kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), që ofron prej vitit 1996 produkte të brandeve ndërkombëtare me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme në Shqipëri.