Big Bold Chrono- Koleksion i domosdoshëm nga Swatch!

Swatch lançon “Big Bold Chrono” me funksionin kronometër, i cili ju lejon të luani vetë me konceptin e kohës, duke e ndalur ose rifilluar atë sipas dëshirës suaj.Qartazi, koha është në dorën tuaj dhe ju mund t’a manipuloni atë…

Swatch ju ofron mundësinë për të ëndërruar edhe gjatë ditës. Po sikur të kishit mundësinë të ndalonit kohën, qoftë dhe për një moment?! Ose thjesht të përjetoni përsëri 30 sekondat e fundit?

Jetoni çdo moment me koleksionin e Ri “Big Bold Chrono”! Koha është e paçmueshme dhe kur minutat kalojnë ti nuk mund t’i përjetosh sërish.

Swatch ju ofron një botë ku imagjinata mund të vrapojë e lirë, duke arritur skajin më të largët të mundshëm. Imagjinoni sikur të keni mundësinë të riformuloni një fjali gjatë një intervistë punë, duke e rifilluar kohën! Po sikur të shohësh një perëndim dielli, e të kesh mundësi të ndalësh kohën për të shijuar magjinë e atij momenti?!

Mundësia për të qenë në gjendje të rikuperojmë hapat ose thjesht ta shijojmë shumë momentin duke ndalur për një minutë më shumë, mbetet një ëndërr.

Të katërt modelet e koleksionit “BIG BOLD CHRONO” kanë një kasë mbreslënëse, me diametër 47 mm, e cila mbulon kyçin e dorës.

CHECKPOINT BLACK  është një orë elegante, e gjitha e zezë, ideale për ditë të veçanta. Nëse jeni në kërkim të një ore për të bërë të lumtur të afërmit tuaj, ja ku e keni zgjidhjen ideale.

Kombinoje me një veshje me ngjyra dhe ne ju sigurojmë se do të jeni në qendër të vëmendjes.

Nëse të pëlqejnë ngjyrat dhe do të bësh diferencën CHECKPOINT YELLOW është zgjedhja e duhur.

Kjo orë ofron një paraqitje ndryshe për ato që kërkojnë të shprehin veten në një mënyrë të caktuar. Ideja perfekte për t’i dhënë ngjyra ditëve gri apo veshjeve të errëta.

CHECKPOINT RED vjen në një dimension të ri të ngjyrës së kuqe, për të gjithë ata që guxojnë. E kuqja nuk është dukur ndonjëherë kaq bukur sa në këtë orë që përputhet në mënyrë perfekte në kyçin tuaj të dorës. Perfekte për çdo stinë, thjesht dhe bukur!

Dizajni i thjeshtë, me fushën e zezë dhe akrepat e kuq, e bëjnë të kombinueshme lehtësisht me çdo stil veshjeje.

CHECKPOINT BLUE një tregues i veçantë i personalitetit tuaj. Ngjyra e saj është aq e këndshme sa qielli në mesnatë, dhe është një dhuratë perfekte që mund t’i bëni vetes apo të dashurve tuaj.

Ideale për ata njerëz që i kushtojnë rëndësi dizajnit dhe që janë të  lirë  mjaftueshëm për të shijuar momentin.

Në qoftë se akoma nuk keni gjetur vetveten, gjigandi zviceran ju fton të zgjidhni orën tuaj të preferuar nga koleksioni i ri. Kështu që, mos humbisni më kohë, shijoni momentin!

Nëse të pëlqejnë ngjyrat dhe do të bësh diferencën, vizito “Swatch” në Qendrën Metropol në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG; dhe zgjidh aksesorin unik për ty dhe njerëzit e tu të dashur!

Nxitoni të bëni tuajit këta aksesorë me një porosi online në  Facebook .