HISTORI
Blukids është një brand italian dedikuar veshjeve dhe aksesorëve për fëmijët e moshës 0-15 vjeç, pjesë e grupit Upim dhe OVS.
Veshjet 100 % Bio Cotton janë kryefjala e Blukids.
Veshje të përbëra nga pambuk i rritur në toka te pakontaminuara me pesticide dhe kimikate sigurojnë butësinë dhe ajrosjen e duhur të lëkurës së fëmijëve tuaj.
Cilësia e Blukids është sinonim i prakticitetit dhe funksionalitetit,duke ndërtuar dhe një raport të shkëlqyer të cilësisë me çmimin.
Blukids ndjek risitë dhe inovacionet duke futur përdorimin e Fibrës së Bambu-së në kategorinë e të porsalindurve. Fibra e Bambu-së është fibër atibakteriale,hipoalergjike, e cila siguron mbrojtjen e fëmijës nga rrezet UV në masën 98% dhe ofron kontroll natyral të aromave.
Paili është gjithashtu pjesë e fibrave përbërëse të koleksioneve të Blukids.
Paili është një fibër e lehtë dhe termike që i siguron rehati fëmijës suaj.
Blukids ndjek tendencat e fundit të modës dhe renditet si nje brand modern dhe bashkëkohor , ku përveç veshjeve gjeni dhe aksesorë, veshmbathje dhe këpucë.
Dizajni italian, ngjyrat dhe stilet karakterisojnë veshjet e Blukids për përditshmëri dhe për rastet e festave apo ditëlindjeve të vogëlushëve tuaj.
Blukids ka ekskluzivitetin e patentave të rëndësishme si Disney, Warmer Bross dhe Marvel.
Veshjet e Blukids janë të çertifikuara nga OEKO TEX, një sistem testimi dhe çertifikimi cilësie në të gjithë botën. Certifikimi OEKO TEX është një avantazh konkurues për Blukids.
Blukids është pjesë e fushatës Better Cotton Initiative, si brand me përgjegjësi të lartë sociale.