By Best Apartment, vendi i adhurueshëm ku xhiroi klipin romantik Alban Skënderaj! Aty ku mund të kesh “Çdo ditë një Shën Valentin”!

Kur është fjala për të festuar dashurinë, nuk mjafton vetëm një ditë, por çdo moment që kalon pranë gjysmës tënde më të mirë, duhet të jetë i paharrueshëm.

Këtë kishte parasysh këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ku realizoi klipin e tij “Çdo ditë një Shën Valentin”, që zgjodhi ta publikojë në Ditën e të Dashuruarve!

Klipi mjaft romantik, xhiruar në një prej apartamenteve tona i ndodhur në zemër të Tiranës (kliko këtu) ka si protagonist një çift mjaft simpatik, që i dhurojnë njëri-tjetrit dashuri në çdo moment të ditës!

Mjafton një kolltuk i rehatshëm dhe çdo moment i kaluar bashkë në çift përjetohet shumë bukur nëse ka dashuri!

“Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin”, shprehet Alban Skënderaj në këtë baladë të re dashurie për të gjithë ata që festuan dashurinë këtë 14 shkurt!

Një mesazh ky që u shpërnda gjithandej në media, me imazhet e ëmbla të çiftit që shijon momentin në folenë e tyre të dashurisë.
https://iconstyle.al/shen-valentini-alban-skenderaj-mendoi-te-lumturoje-jo-vetem-miriam-canin-por-edhe-ne-te-gjithe/

https://lapsi.al/2020/02/14/alban-skenderaj-publikon-nje-balade-ne-diten-e-te-dashuruarve/

Nëse edhe ti do të kalosh momente magjike dashurie me partnerin tënd, ky apartament i këndshëm mund të bëhet i yti tani duke (klikuar këtu).

Ju mirëpresim! 🙂