Dashuria lind nga stomaku! Nëse nuk e ke bërë akoma këtë gjë për partnerin, çfarë pret?

Dashuria dhe gatimi: Çfarë lidhje mund të ketë mes tyre?

Kemi dëgjuar shpesh herë të thonë se dashuria lind nga stomaku dhe jo më kot. Si, do të pyesni ju?

Gatimi është një aktivitet që e lejon një çift të kalojë në një nivel më intim në marrëdhënie, të jetë kreativ dhe të forcojë lidhjen.

Ideja për të përgatitur një vakt shtëpiak për partnerin ose partneren, mund të ndihmojë në forcimin e lidhjes mes të dyve.

Nëse ende nuk e ke bërë për gjysmën tënde më të mirë, çfarë po pret? “Villeroy & Boch” ju vjen në ndihmë për të shtruar një nga tryezat më speciale që keni bërë ndonjëherë në jetën tuaj, me mbërritjen e koleksionit më të ri të enëve, “Rose Sauvage”.

Ky koleksion pjatash dhe filxhanësh vjen me një element të veçantë të trëndafilit të egër, i disponueshëm në dizajne të ndryshme në porcelanin e bardhë premium (të cilësisë së parë). Me “Rose Sauvage” do të krijoni drekën ose darkën tuaj të ëndrrave për partnerin.