Dashuria nis nga stomaku! Si të përgatisësh një tryezë perfekte për këtë Shën Valentin

Na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e të dashuruarve, Shën Valentini dhe nëse s’jeni të sigurt që dhurata juaj do ta kënaqë në maksimum personin e zemrës, ka gjithmonë një “as” nën mëngë: Darka romantike!

Mund të duket si klishe, por lulet, servisi, gatimi, ushqimi, janë elemente që e bëjnë shtrimin e një tryeze romantike për Shën Valentin të jetë surpriza më e bukur për partnerin.

Mos harroni, dashuria nis nga stomaku, ndaj kjo është mënyra më e mirë për t’i bërë atij përshtypje!

“Villeroy & Boch” mendon për ju në ditën e Shën Valentinit dhe ju ofron sete të mrekullueshme pjatash, gotash dhe servisesh për perfeksionimin e mikpritjes suaj në darkën apo drekën e 14 Shkurtit.

Koleksioni “New Moon” sjell atë që ju po kërkoni në këtë ditë feste!

Hëna lëviz oqeanet, ndriçon çdo skaj të botës dhe simbolizon momentin e kalimit nga dita në natë. Një burim frymëzimi për këdo, madje dhe për “Villeroy & Boch”!

Koleksioni “NewMoon” ka dizajn unik, në formë të rrumbullakët, paksa asimetrike ashtu si vetë hëna. Dëshmi e elegancës së perjetshme dhe cilësisë së jashtëzakonshme!

Mund t’i rezistoni një mbrëmjeje të tillë? “Villeroy & Boch” i kthen momentet tuaja në speciale, me cilësinë premium që ofron dhe finesen që i fal tryezës suaj!

Por, çfarë është më romantike sesa një mbremje që kalohet me njeriun e zemrës nën shoqërinë e gotave prej kristali të pastër nga “Villeroy & Boch”?

Ndaj mos harroni, festoni me “Villeroy & Boch”!

Monobrandin “Villeroy & Boch” mund ta vizitoni fizikisht ose të zbuloni online koleksionet më fantastike, të cilat do të sjellin magjinë e dashurisë në shtëpinë tuaj!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.