Dedikuar nënës, motrës, shoqes, mësueses! Dhurata e 7-8 Marsit duhet të ketë një mesazh të fshehur këtë vit!

“Jepni më të mirën tuaj, shkëlqeni dhe mos u stepni”! Ky është mesazhi që “Swarovski” përçon për gratë këtë 7-8 Mars.

Një nga qëllimet e Daniel Swarovskit ishte t’i mundësonte çdo gruaje të ndihet sikur është një diamant që shkëlqen.

Nëse edhe ti dëshiron të përçosh këtë mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, atëherë ne kemi idetë fantastike të dhuratave që do të lumturojnë nënën, partneren, motrën apo shoqen tuaj si dhe mësuesen me rastin e 7 Marsit.

Përpara se t’ju paraqësim listën me dhuratat, duhet të dini se brandi i mirënjohur ju fton të festoni Ditën e Gruas duke përfituar 15 % ulje në datat 6-7-8 mars 2020.

Por surpriza nuk mbaron me kaq pasi nëse bëni një blerje gjatë kësaj kohe, përfitoni një kupon me 15 % ulje në blerjen e radhës nga datat 9 deri në 19 mars.

Një lule për lulen!

Dhurimi i një luleje në Ditën e Gruas simbolizon vlerësimin, si dhe respektin. Një aksesor në formëne një luleje do të ishte dhurata perfekte që ajo do ta kishte kujtim përgjithmonë.

Koleksioni “SYMBOL” ofron gjerdanin e frymëzuar nga lulja e zambakut që vjen në ngjyrë ari dhe ka kristale të bardha që i falin shkëlqim pamjes çfarëdo që të kesh veshur!

Aksesorët e koleksionit “SUNNY”, me simbolin e petaleve të lules që janë në formë kristalesh shumëngjyrëshe, janë një dhuratë ideale për këdo që i pëlqen bizhuteritë e pastra dhe të rafinuara.  Koleksioni përmban vathë, varëse dhe byzylykë, të gjitha me detajin e lules elegante për vajzat që i adhurojnë buqetat.

Për diellin e jetës tënde!

Ky gjerdan i bukur “Swarovski” nga Koleksioni i 125-vjetorit të brandit, përmban një aksesor në formë dielli, me rrezet që shtrihen përtej kristalit ngjyrë blu. Kristalet e bardhë krijojnë një pamje magjepsëse që është ideale për veshjen elegante të mbrëmjes. Një dhuratë e shkëlqyeshme për gratë që e adhurojnë dhe e ndjekin modën.

Kjo unazë “Sparkling” me kristale Swarovski është prefekte për një femër speciale në jetën tënde. Kombinon elegancën tradicionale të kristaleve të bardhë me ato blu të lehtë. Kjo unazë i jep shkëlqim një veshjeje biznesi ashtu si dhe një fustani elegant në mbrëmje dhe është një ide e shkëlqyer për një person të veçantë që i kushton rëndësi pamjes.

Lejlaja, ngjyra që simbolizon gratë

Ndërkombëtarisht, lejlaja është një ngjyrë që simbolizon gratë dhe jep mesazhin e drejtësisë dhe dinjitetit. Jepni mesazhin e duhur në festat e 7-8 Marsit me dhuratat ideale në ngjyrë lejla që “Swarovski” ka rezervuar për ditë të tilla të veçanta.

Këto syze dielli magjepsëse dhe me shumë stil, shkojnë më së miri në çdo formë fytyre dhe janë një dhuratë që askush nuk do ta refuzonte.

Një kasë me kristale “Swarovski” do të ishte mbrojtja ideale për smartfonin e saj por edhe një dhuratë që sa herë ta shohë të kujtojë dashurinë tuaj.

Mjafton një porosi online në Instagram dhe Facebook dhe “Swarovski” do të vijë aty ku je ti!