Detaji që ju shpëtoi! Zonja e parë e SHBA-së shkëlqeu me “Swarovski” në ceremoninë e inaugurimit të Biden!

Joe Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas certifikimit të votave elektorale nga Kongresi Amerikan.

Sigurisht për inaugurimin e Presidentit u mbajt një ceremoni madhështore inaugurimi, e cila u zhvillua në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Personazhe të njohur, këngëtarë e emra të artit që morën pjesë në këtë ceremoni ishin Lady Gaga, Jennifer Lopez, Demi Lovato, Justin Timberlake etj. Të gjithë shkëlqyen gjatë ceremonisë së bujshme, por vëmendjen në veçanti e mori Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan dhe pallto në ngjyrë blu të lehtë (baby blue), duke kombinuar maskën dhe dorezat me të njëjtën ngjyrë.

Për të gjithë ata që s’e vunë re këtë detaj, jaka e fustanit të Biden ishte e zbukuruar me shkëlqimin e copëzave të kristalit dhe perlave “Swarovski”, që gjendeshin gjithashtu edhe në pallton e saj.

Zonja e parë e Amerikës i besoi pamjen e saj në këtë ditë të rëndësishme brand-it më prestigjioz “Swarovski”, që i ka dhënë hijeshinë e duhur personazheve në evente kaq madhështore.

Ashtu si ‘paraardhëset’ e saj, edhe Jill Biden zgjodhi ngjyrën baby blue për veshjen gjatë inaugurimit, pasi kjo ngjyrë përfaqëson besimin, konfidencën dhe stabilitetin.

Ky mesazh kaq i rëndësishëm s’mund të jepej më bukur pa shkëlqimin e copëzave të kristaleve “Swarovski”, të cilat në dritën e diellit vezulluan akoma më shumë dhe i kthyen sytë e gjithë botës tek Zonja e Parë e Amerikës.

Në fakt, veshjet e Zonjave të Para në Amerikë kanë qenë gjithmonë në lupë dhe duke e ditur se sytë e të gjithëve do të ishin tek ajo, Jill Biden bëri zgjedhjen më të zgjuar duke i besuar magjisë së brand-it “Swarovski”!

Dëshironi të eksploroni kristalet dhe të prekni magjinë e tyre? Atëherë kaloni në “Swarovski”

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Instagram dhe Facebook!