Dhurata ideale nga “Villeroy & Boch” inspiruar nga bukuria e Amazonës

Për koleksionin ekstravagant Amazonia, “Villeroy & Boch” u frymëzua nga bota natyrore plotë ngjyra e Amazonës. E konceptuar si një dhuratë e cilësisë së lartë të porcelanit, Amazona u zgjerua më tej për të krijuar një koleksion të plotë ngrënieje.

Motivet ekzotike, kolibri shumëngjyrësh dhe flutura Maracuja, lulet e pasionit blu hipnotizuese, orkideja e verdhë dhe “calliandra” e kuqe duke lulëzuar janë paraqitur me ngjyra kaq të gjalla, sa duken si tredimensionale. Dekori Amazonia është fin dhe delikat i përshkuar me ar, duke siguruar një vërtetim të cilësisë së lartë.

Enët të deokuruar me format e gjetheve janë në tre madhësi të ndryshme dhe sigurisht që mund të tërheqin vëmendjen në çdo tryezë, por ato gjithashtu bëjnë dhuratën perfekte në prag të festave të 7 dhe 8 Marsit.

Koleksioni Amazonia përfshinë mbi 16 artikuj të serviseve, për të shijuar darkat, drekat, por edhe kafen ose çajin e mëngjesit dhe të pasdites. Amazonia sjell botën natyrore me të gjithë bukurinë e saj dhe ngjyrat në hapësirat moderne të jetesës. Të përdorshme si zbukuruese ose për tryezën e ngrënies, format harmonike dhe ngjyrat spektakolare të Amazonës janë perfekte për të dyja tipet e ambienteve, modernes dhe tradicionales.

Në 5-vjetorin e krijimit të setit Amazonia, “Villeroy & Boch” sjell në dispozicion tuaj dizajnin në dy forma të ndryshme, katrore dhe rrethore, në ambientet e tij te rr. “Sami Frashëri”, në Qendrën Metropol.