Dhuratën ideale në këtë 1 Qershor e gjeni në “BLUKIDS”

1 Qershori është dita kushtuar të vegjëlve dhe dita kur ne të rriturit duhet të ndërgjegjësohemi për kujdesin dhe dashurinë që u falim atyre çdo ditë!

“BLUKIDS” i bashkohet misionit për të bërë të lumtur fëmijët, me një super ide për dhuratën idelae!  Këtë 1 Qershor brand-i i mirënjohur italian sjell në dispozicionin tuaj koleksionin më të ri të verës, Summer 2020 me veshjet dhe aksesorët e nevojshëm tani që ditët e ngrohta po vijnë.

Ejani në në Qendrën Metropol, rruga “Sami Frashëri”, dhe pëfitoni 20% ulje në çdo blerje deri më 1 qershor.

Koleksioni i ri i verës që sjell veshjet më në modë të sezonit, për fëmijë të moshës 0 deri në 15 vjeç, ofron alternativa të ndryshme dhe me çmime të përballueshme, tani që temperaturat po rriten.

Zgjidhni fustanet më të bukura me dizajn lulesh për vogëlushen tuaj e cila dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes në festën e 1 Qershorit!

Kombinime fantastike mund të bëni me veshjet për djem, të cilët këtë verë kanë mundësi më të mëdha zgjedhjesh! Ky kombinim me dizajn kamuflazhi është i duhuri për vogëlushin tuaj çapkën që do të duket trendi!

Tani që po afron sezoni i plazhit, një rëndësi të veçantë kanë edhe aksesorët. Sandalet janë super praktike për shëtitjet buzë detit, ndërsa kapelat do ta mbrojnë vajzën apo djalin tuaj nga rrezet e diellit dhe do të realizojnë atë kombinimin e adhurueshëm me veshjet verore!

“BLUKIDS” mendon edhe për mirëqenien e të porsalindurve ndaj ofron veshje me fibra Bamboo-je të nevojshme për të ruajtur lëkurën e butë të fëmijës suaj.