Do të bësh blerje të reja? Përfito tani nga super uljet e dimrit dhe bëj të tuat produktet më të mira

Nuk besojmë të ketë njeri që nuk i do ofertat, aq më tepër në këto ditë të ftohta dimri, që kemi nevojë më shumë se kurrë për ngritje humori. Dhe kush mund të na e ngrejë humorin më mirë se një blerje e veçantë dhe me çmime fantastike? Asgjë tjetër! Prandaj ne kemi disa sugjerime shumë të mira për ju, me të cilat jemi të bindur se do të mbeteni të gjithë të kënaqur.

SWAROVSKI

Marka elitare Swarovksi qëndron në piedestalin e të bukurës dhe elegancës, ndaj gjithkush do dëshironte të bënte për vete një nga bizhuteritë unike të këtij monobrandi. Kjo është koha perfekte të blini gjithçka që dëshironi në Swarovski, pasi ofertat e dimrit janë thjesht fantastike! Nëse do të blini një artikull në Swarovski do të keni mundësinë të përfitoni -10% ulje, nëse merrni 2 artikuj do përfitoni -20% ulje, ndërsa për 3 artikuj keni -30% ulje. Por vetëm duhet të nxitoni, pasi këto oferta vazhdojnë deri në datë 17 janar.

Përveçse mund ta vizitoni brandin fizikisht, mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Instagram dhe Facebook!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

BLUKIDS

Blukids është brandi italian dedikuar veshjeve  dhe aksesorëve për fëmijët e moshës 0-15 vjeç,  pjesë e grupit Upim dhe OVS. Veshjet 100 % Bio Cotton janë kryefjala e Blukids. Cilësia  është  sinonim i prakticitetit dhe funksionalitetit, duke ndërtuar dhe  një raport të shkëlqyer  të cilësisë me çmimin. Në këto ditë të ftohta ju do të keni mundësitë të gjeni veshjet më të ngrohta dhe me kombinimet më të mira për fëmijët tuaj. Madje keni mundësinë që të përfitoni deri -80% ulje në produktet që do të blini deri në 17 janar.

Brandin mund ta vizitoni fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, ose mund të mos lodheni fare duke bërë porosinë tuaj online.

VILLEROY & BOCH

Villeroy & Boch ka si qëllim që me anë të serviseve të porcelanit, inoksit dhe kristalit të sjellë tek ju elegancë të përjetshme, dizajn unik dhe cilësi të jashtëzakonshme. Shtrimi i tryezës dhe zbukurimi me aksesorët e duhur përbëjnë “artin e mikpritjes”. Tashmë do të keni mundësinë që disa nga produktet më të mira për shtëpinë tuaj t’i përfitoni me -50% zbritje dhe për çdo blerje që do të bëni në Villeroy & Boch të përfitoni -20% ulje.

Brandin “Villeroy & Boch” mund ta vizitoni fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” ose të zbuloni online gjithë koleksionet.

SWATCH

Mekanizmi i orëve “Swiss Made” me 51 element përbërës dhe me dizajnët më unike, janë ato ç’ka e diferencojnë Swatch nga gjithë të tjerët. Që prej krijimit në Mars 1983, deri në ditët e sotme, Swatch është një nga brandet më të famshme në botë, me qindra milionë orë të shitura. Swatch përshtatet lehtësisht me çdo lloj stili, ndaj aty do të gjeni orën që keni dëshiruar gjithmonë të mbani në dorën tuaj. Për më tepër do të keni mundësinë që deri në datë 17 janar të përfitoni deri në -50% ulje.

Për të parë koleksionet mund të vizitoni online faqen e “Swatch Albania” ose të vizitoni nga afër monobrandin në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.

Çdo artikull të 4 monobrandeve mund t’i shihni virtualisht edhe në faqen e kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), që ofron prej vitit 1996 produkte të brandeve ndërkombëtare me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme në Shqipëri.