E dëgjuat të renë e fundit? Bëhuni gati për uljen më të madhe të verës!

Ofertat e verës i duan të gjithë ndaj “BLUKIDS” ka menduar të bëjë të lumtur prindër dhe fëmijë me uljet me të mëdha të kësaj stine, që kaq shumë i kemi pritur!

Deri në 70% ulje do të ofrohet në koleksionin e verës me veshje dhe aksesorë për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç!

Kombinimet më të bukura do të gjeni në këtë koleksion plot ngjyra dhe dizajne të larmishme për fashionistat e vegjël dhe prindërit që i kushtojnë vëmendje paraqitjes së fëmijëve të tyre. Nëse ende nuk keni marrë pushimet, atëherë është periudha ideale për të bërë disa investime të nevojshme në veshjet verore, duke nisur nga rrobat e banjos e deri te pantallonat, bluzat prej pambuku, fustanet apo sandalet!

Zgjidhni fustanet më të bukura me dizajn lulesh dhe frutash ekzotike për vogëlushen tuaj, e cila dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes! Pantallonat e shkurtra e të rehatshme për vajza janë gjithashtu një alternativë për ditët e nxehta të verës dhe aventurat gjatë pushimeve!

Djemtë do të ndihen githashtu të përkëdhelurit e “BLUKIDS”, me mundësi më të mëdha zgjedhjesh nga bluzat e lirshme prej pambuku me dizajn dhe plot ngjyra verore, te pantallonat e shkurtra verore që do të kthehen në të preferuarat e të vegjëlve tuaj.

Me ofertën që do të gjeni në “BLUKIDS” nuk do të mendoheni dy herë para se të zgjidhni veshjet tuaja të preferuara për stinën e verës 2020.

Zgjidhni artikujt tuaj të preferuar dhe përfitoni deri në 70% ulje nga koleksionet Pranverë-Verë dhe Vjeshtë-Dimër, që ofrojnë veshjet dhe aksesorët më në modë për të vegjlit tuaj!

Veshje të lehta pranverore dhe me materiale pambuku 100% Bio, janë të nevojshme për të mbajtur butë lëkurën e fëmijës suaj. Ejani në “BLUKIDS” ose vizitoni faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram, dhe çdo produkt që shihni në to, mund të vijë në shtëpitë tuaja me një porosi online.