E dini pse fëmija juaj do ta presë me padurim shkollën tani që vera po mbaron?!

Pushimeve po ju vjen fundi! Nisja e vitit të ri shkollor ka rëndësi  të madhe për fëmijët pasi ndryshojnë  zakonet me të cilat janë mësuar gjatë verës.

Ditët e fundit para fillimit të shkollës janë emocionuese dhe pak konfuze, jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit.

Çfarë do të sjellë viti i ri?

Klasa të reja, miq të rinj dhe rroba të reja, janë vetëm disa nga gjërat që ju presin.

Ne mendojmë se është koha e duhur për të menduar se çfarë do të veshin fëmijët në shkollë.

I vogli/e vogla juaj të nisë vitin shkollor duke u ndjerë rehat, i sigurt dhe i lumtur.

 “Blukids mendon për ju dhe falë Koleksionit të Ri të veshjeve vjeshtë-dimër 2020 ‘’Back to school’’, ju vjen në ndihmë me disa ide për fëmijët tuaj, bazuar në moshat e tyre:

Për fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe në kopsht:

Ditët e të vogjëlve tuaj do të ndryshojnë rrënjësisht me regjistrimin në çerdhe dhe kopsht. Bëjini ato ditë akoma më të bukura me koleksionin e ri vjeshtë 2020 që “Blukids” sjell për ju!

Mëngjeset dhe mbrëmjet e freskëta të muajit shtator kanë nevojë për këto veshje 100% pambuk.

Për fëmijët që shkojnë në kopsht dhe në parashkollor:

Vajza

Koleksioni i ri ‘’Back to school’’  2020 vjen me dizajne moderne dhe plot stil për vogëlushet e moshës 2-9 vjeç.  Kombinimet e  rehatshme janë perfekte për të voglën tuaj që mezi pret të shkojë në shkollë.

Djem

Lumturia për vogëlushët tuaj janë ngjyrat, lojrat dhe argëtimi! Blukids i sjell për ju me veshje komode dhe plot stil dhe është gjithmonë aty për të voglin tuaj. Këtë kombinim e gjeni në dyqan për moshën 2-9 vjeç! 

Për nxënësit e shkollave

Djemtë e moshës 9-15 vjeç do ta tregojnë stilin e tyre sportiv me koleksionin e ri “Back to School” nga Blukids! Ky komplet me dizajn mbresëlënës është perfekt për ditët hiperaktive të të voglit tuaj!

Vajzat e moshës 9-15 vjeç ndjekin trendet e fundit me Blukids! Dita e parë e shkollës do të jetë më e bukura nëse vajza juaj do të bëjë këtë kombinim fund këkurë i zi dhe një bluzë rozë me dizajn modern!

Në Blukids do të gjeni gjithashtu veshmbathje për të plotësuar totalisht garderobën e fëmijëve tuaj!