E ke ti në dorë ta bësh të lumtur! Guida e dhuratave më të dëshiruara për Ditën e Gruas!

Vetëm pak ditë na ndajnë nga festat e 7-8 Marsit, dita kur mund të bëni të lumtur nënën, partneren, motrën, mësuesen apo shoqen tuaj.

Një dhuratë e bën akoma më me vlerë përpjekjen për të falënderuar dhe për të shprehur mirënjohjen për to, ndaj ne sot ju paraqesim 4 ide të mrekullueshme ku mund të zgjedhësh dhuratën tënde ideale.

“Swarovski”, “Swatch”, “Villeroy & Boch”, dhe “BLUKIDS”,  ju ftojnë të përfitoni nga ofertat më të mëdha:

Swarovski

Të gjithë e adhurojmë shkëlqimin e bizhuterive “Swarovski” dhe kjo fundjavë do të plotësojë dëshirën e femrave për t’u dukur bukur pa shpenzuar shumë! Brand-i i njohur ndërkombëtarisht ju fton të përfitoni 15% ulje në Ditën Ndërkombëtare të Grave. Uljet nisin të premten më 6 mars dhe do të zgjatin deri të dielën më 8 mars, ndaj nxitoni të bëni tuajat dhuratat më të dëshiruara për 7-8 Marsin. Por surpriza nuk mbaron me kaq pasi nëse bëni një blerje gjatë kësaj kohe, përfitoni një kupon me 15 % ulje në blerjen e radhës nga datat 9 deri në 19 mars.

Swatch

Këtë fundjavë brand-i i mirënjohur zviceran, “Swatch” ofron 10% ulje koleksionet më fantastike të orëve, syzeve, dhe bizhuterive që vijnë me një larmi dizajnesh dhe ngjyrash. Ejani dhe zgjidhni dhuratën për të shtrenjtën tuaj nga e premtja e 6 marsit deri më 8 mars. Për ju që doni të bëni diferencën dhe të shpëtoni nga dhuratat klishe, nxitoni të bëni tuajat këto oferta këtë fundjavë!

Villeroy & Boch

Të gjitha femrat e kuptojnë vlerën e aksesorëve të shtëpisë, qoftë një set me filxhanë apo vazo për t’i shtuar bukurinë ambientit ku jeton. Dhe ku më mirë sesa te “Villeroy & Boch” mund të gjeni dhuratën ideale që do ta bëjë të lumtur femrën e jetës tënde. Përfitoni 10% ulje në koleksionet më fantastike të produkteve të kuzhinës dhe atyre të arredimit, për çdo blerje nga data 6 deri në 8 mars.

BLUKIDS

Një nënë e re do të ishte super e lumtur nëse fëmijët e saj janë të lumtur! Këtë 7-8 Mars mund të përfitoni 15% ulje në koleksionin e ri Pranverë/Verë 2020 në “BLUKIDS”. Klientët besnikë që kanë kartën “By Best” do të ndjejnë kënaqësinë e vërtetë të uljeve duke vizituar brandin e mirënjohur italian dedikuar veshjeve dhe aksesorëve për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç.

Ofertat do të zgjasin deri më 8 mars  dhe çdo produkt nga “Swarovksi”, “Swatch”, “Villeroy & Boch” dhe “Blukids”, mund të shitet online, mjafton një porosi në Facebook dhe Instagram!

Ejani dhe kaloni një 7-8 Mars të paharrueshëm me oferta pafund!