E keni bërë gati valixhen e plazhit? Nëse jo, shihemi në BLUKIDS!

Ditët e nxehta erdhën dhe në temperatura kaq të larta, e vetmja gjë që duan të bëjnë fëmijët është të shkojnë në plazh.

Mirëpo, aktiviteti i tyre i preferuar kërkon të përmbushen më parë edhe disa kërkesa të vogla, siç është gjetja e rrobave të banjos apo e kostumeve sa më të rehatshme e të freskëta pas plazhit.

Nëse ende s’e keni bërë gati valixhen e plazhit, BLUKIDS është këtu për t’ju ndihmuar!

Rroba banjot për vogëlushët erdhën dhe na lejoni t’ju tregojmë se koleksioni i verës është thjesht fantastik! Modelet e shumëllojshme dhe ngjyrat më të pëlqyera nga fëmijët, të gjitha i gjeni siç të dëshironi në Blukids!

Kombinojini bukur të vegjëlit si në det, ashtu edhe në këndin e lojrave, në park apo në një shëtitje për akullore.

Djemtë mund të zgjedhin këto kostume kaq të rehatshme sportive, ndërsa rrobat e banjos vijnë po në të njëjtën ngjyrë apo të kombinueshme me kostumin.

Princeshat e vogla nuk mbeten pas, me rrobat në materialin më të butë dhe kombinimet më të lezetshme për këtë stinë.

Po ashtu, IANA ofron një koleksion të veçantë veshjesh konceptuar dhe dizenjuar ne Itali, të përbërë me materiale të çmuara dhe natyrore, dhe vëmendje të veçantë për cilësinë dhe detajet. Që të vegjëlit t’i shijojnë të veshur me stil edhe darkat gjatë verës.

https://www.instagram.com/p/Cc209_IIx5Q/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
https://www.instagram.com/p/CdGz2sGo5Iy/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore në Shqipëri.

Porosisni online veshjet e preferuara në Facebook dhe Instagram dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.

Brand-in mund ta vizitoni edhe fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.