Villeroy&Boch u themelua në vitin 1748 nga François Boch. Bashkë me tre djemtë e tij ai filloi prodhimin e qeramikës në fshatin Audun, Lorraine. Jean François, një anëtar i gjeneratës së tretë, e zhvendosi prodhimin në Mettlach, Gjermani duke blerë një godinë të vjetër fetare të cilën e ktheu në një fabrikë moderne të prodhimit të qeramikës.
Nderkohë biznesmeni Nicolas Villeroy u përqëndrua gjithashtu në qeramikë dhe inovacion. Ai ishte një nga të parët inovator që përdori qymyrin si lënde djegëse.
Kompanitë u bashkuan në vitin 1836 duke përjetuar një rritje të shpejtë dhe duke plotësuar nevojat e tregut në Gjermani dhe jashtë saj.

Me 272 vite eksperiencë dhe inovacion Villeroy&Boch është prezente në të gjithë botën.
Suksesi i Villeroy&Boch konfirmohet edhe nga bashkepunimet me artistë të rëndësishëm si Van Gogh, Paloma Pikaso, Van de Velde, Olbrich dhe Behrens.

Porcelani i Villeroy&Boch përbëhet nga pluhur kockash kafshësh industrial. Falë kësaj perberje produktet e porcelanit jane te bardhe, rezistent dhe të lehtë në peshë.
Në fund i shtohet një shtresë xhami që piqet në furre, e cila i jep porcelanit shkëlqim dhe i mbron dizajnin. Porcelani i Villeroy&Boch përdoret në lavastovilje dhe mikrovalë.

Kristali i Villeroy&Boch ndryshe nga qelqi i zakonshëm është punim dore që ka përmbajtje të lartë oksid kaliumi, i cili i jep kristalit qartësi dhe shkëlqim brilant. Kristali mund të lahet në lavastovilje.

Inoksi i Villeroy&Boch është 18/10. Përmban 18% krom dhe 10 % nikel. Kromi e mbron inoksin nga ndryshku që shkakton acidi i shumë ushqimeve ndërsa nikeli parandalon gërryerjen dhe i jep siperfaqes shkëlqim të përhershëm. Produktet e inoksit mund të lahen ne lavastrovilje.

Villeroy&Boch ka si qëllim që me anë të serviseve të porcelanit, inoksit dhe kristalit të sjellë tek ju elegancë të përjetshme, dizajn unik dhe cilësi të jashtëzakonshme.
Shtrimi i tryezës dhe zbukurimi me aksesorët e duhur përbëjnë “artin e mikpritjes”.

Villeroy & Boch Metropol