Është koha për surpriza plot shkëlqim! “Swarovski” ka disa ide dhuratash perfekte për të mbyllur 2020-ën!

Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen ç’dhuratë t’i bëni vetes apo të dashurve tuaj për festat e fundvitit, jeni në vendin e duhur!

“SWAROVSKI” ka disa ide perfekte për dhuratat, të cilat të gjithë do t’i dëshirojmë kaq shumë! Çfarë më shumë se shkëlqimi ju duhet në këto ditë festash?

Brandi i mirënjohur “Swarovski” ju dhuron gëzimin që ju nevojitet për të mbushur zemrat tuaja këtë fundvit, me produktet më fantastike dhe çmimet më të leverdisshme!

I keni vizituar monobrandet SWAROVSKI në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG apo QTU?

Mos i humbisni aksesorët fantastikë me dizajn super të veçantë, që do t’ju dhurojnë magjinë e Krishtlindjeve dhe Natës së ndërrimit të viteve!

Bizhuteritë nga koleksioni “Sparkling” sjellin sharmin dhe pozitivitetin që e dëshironi kaq shumë këto kohë!

Zgjidhni dozën e duhur të kristaleve magjepsës, për të shkëlqyer si asnjëherë më parë!

Për një femër plot sharm dhe klas, asnjë dhuratë s’do të ishte e duhura përveç setit të bizhuve “Swarovski”, apo një orë që do t’jua shtonte më shumë shkëlqimin pamjes tuaj.

Mos e humbisni thjeshtësinë dhe elegancën që dhurojnë aksesorët më të veçantë nga “Swarovski”!

Kërkoni sharm, stil dhe ngjyra? Ju duhet diçka unike për veten dhe personat pranë zemrës?

Çfarë po prisni akoma? Eksploroni botën e kristaleve që do t’ju magjepsin dhe do t’i lënë vendin komplimenteve nga kushdo që ju shikon!

“Swarovski” di t’i bëjë festat më të bukura, ndërsa ju duhet të dini të bëni zgjedhjet e duhura!

Nxitoni dhe përfitoni, festat nuk zgjasin përgjithmonë!

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Facebook dhe Instagram!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.