Festat e fundvitit festohen më bukur me Blukids! Me këto super oferta do të bëni tuajat dhuratat perfekte!

Festat e fundvitit këtë vit marrin një rëndësi sublime, sidomos pas një viti të vështirë.

Kemi menduar që fëmijët meritojnë shumë më shumë: më shumë lumturi, gëzim dhe dhurata! Çfarë do të sjellë Viti i Ri në Blukids?!

“BLUKIDS” të gjendet pranë për ta bërë sa më të sigurt dhe argëtues ‘udhëtimin’ në 2021. I vogli/e vogla juaj të nisë vitin duke u ndjerë i sigurt dhe i lumtur.

Këtë fundvit keni mundësinë e artë për t’i bërë të lumtur fëmijët tuaj me produktet fantastike që “BLUKIDS” ofron. Koleksioni i ri “Christmas 2020” në Blukids e bën akoma më magjike atmosferën festive!

Kjo është periudha ideale kur mund të bëni investimin e duhur në veshjet e dimrit për fëmijë, duke nisur nga xhupat, pantallonat, pulovrat dhe kompletet sportive.

Menduat se surpriza mbaron me kaq? E keni gabim!

Në Blukids do të gjeni gjithçka që fëmijët dëshirojnë të kenë pjesë të garderobës së tyre! Eleganca dhe stili, janë cilësitë që koleksioni “Christmas 2020” ju fal!

Vogëlushët janë qëndra e vëmendjes në Blukids këtë sezon festiv! Kombinimet për ta janë të adhurueshme! Zgjidhni veshjet me fibra Bamboo-je nga Blukids. Veshje dhe aksesorë të butë, antialergjikë dhe që sigurojnë ajrosjen e duhur të lëkurës së fëmijës suaj.

Për prindërit ambiciozë dhe me shije, marka më e mirë italiane e veshjeve dhe e aksesorëve për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç, ju fton të përfitoni prej ofertave të këtij sezoni.

Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore në Shqipëri.

Adresa: Rr. Sami Frashëri, Metropol – Qendra Tregtare, Tiranë!

Porositni online veshjet e preferuara dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *