STANDARD 100 nga OEKO-TEX® është një sistem i pavarur testimi dhe certifikimi për produktet e papërpunuara, gjysmë të gatshme dhe të gatshme të tekstilit në të gjitha nivelet e përpunimit.
Për të marrë një certifikim OEKO-TEX Standard 100, tekstili duhet të vertetojë mungesën e 100 substancave (të miratuara ) të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Testet OEKO-TEX® për substanca të dëmshme bazohen në mënyrë thelbësore në qëllimin përkatës të tekstileve dhe materialeve.

Sa më intensiv kontakti i lëkurës me një produkt, aq më të rrepta janë kërkesat ekologjike që duhet të përmbushen.
Për këtë arsye bëhet një dallim midis katër klasave të produkteve:
Produkt i klasës I:
Artikuj për foshnje dhe të vegjël deri në moshën 3 vjeç (mbathje, veshje, çarçafë etj.)
Produkt i klasës II:
Artikuj që vishen afër lëkurës (të brendshme, bluza, çorape etj)
Produkt i klasës III:
Artikujt e përdorur larg nga lëkura (xhaketa, pallto etj)
Produkt i klasës IV:
Dekorim / Materiale mobilimi (perde, mbulesa tavoline, mbulesa tapiceri etj)

Pse të zgjidhni një produkt të certifikuar nga OEKO-TEX?
OEKO-TEX është një nga standardet më të njohura për testimin e substancave të dëmshme. Kompanitë që janë të përkushtuara për të siguruar produkte të certifikuara nga OEKO-TEX kanë shëndetin e klientit në krye të përparësisë së tyre .
Certifikimi OEKO-TEX është një avantazh konkurues për Blukids ,brandin Italian të veshjeve dhe aksesorëve për fëmijë nga 0-15 vjec .
Veshje të përbëra nga pambuk i rritur në toka te pakontaminuara me pesticide dhe kimikate sigurojnë butësinë dhe ajrosjen e duhur të lëkurës së fëmijëve tuaj.
Cilësia e Blukids është sinonim i prakticitetit dhe funksionalitetit,duke ndërtuar dhe një raport të shkëlqyer të cilësisë me çmimin.
