Garancia Swatch

Ora juaj SWATCH® shoqërohet me garanci nga SWATCH Ltd. për një periudhë prej njëzet e katër (24) muajsh nga data e blerjes sipas kushteve të garancisë. Garancia ndërkombëtare SWATCH mbulon defektet materiale dhe prodhuese që mund të shfaqen, që nga momenti i blerjes së orës SWATCH. Garancia hyn në fuqi vetëm nëse certifikata e garancisë është e plotësuar plotësisht dhe saktësisht, e kompletuar dhe vulosur nga një nga partneret zyrtar të SWATCH.

Gjatë periudhës së garancisë, duke paraqitur certifikatën e vlefshme të garancisë, ju do të keni të drejtë për të riparuar orën tuaj pa pagesë. Në rast se riparimet nuk janë të mundshme ose nëse keni blerë një orë SWATCH, e cila është hermetikisht e mbyllur, SWATCH Ltd garanton zëvendësimin e saj me një orë të re.

Në garancinë e orës nuk përfshihet:

  • Çdo dëmtim i pjesëve të orës që vjen nga përdorimi jonormal / abuziv, mungesa e kujdesit, neglizhencës, aksidenteve (goditje, thyerje, thyerje të kristalit, etj.), përdorimi jo korrekt i orës dhe mos respektimi i udhëzimeve të përdorimit të sygjeruara nga SWATCH Ltd
  •  Dëmet indirekte ose pasuese të çdo lloji që vijnë nga p.sh. përdorimi, mosfunksionimi, defektet ose pasaktësia e orës SWATCH
  • Ora SWATCH e trajtuar nga persona jo të autorizuar (p.sh. për zëvendësimin e baterisë, shërbime ose riparime)
  • Jetëgjatësia e baterisë

Shërbimi i klientit SWATCH Ltd siguron mirëmbajtjen e përsosur të orës suaj SWATCH. Nëse ora juaj ka nevojë për vëmendje, mbështetuni tek një partner zyrtar SWATCH:

Ata mund të garantojnë një shërbim sipas standardeve të SWATCH Ltd.