Gati për plazh! Çfarë duhet të kenë fëmijët në valixhen e pushimeve!

Të shkosh me pushime është momenti më i shumëpritur për vogëlushët tuaj, por kur është fjala për të bërë gati valixhen, u takon prindërve të mos harrojnë gjërat më të nevojshme!

Për të vegjlit nga mosha nga 0 deri në 15 vjeç, marka e njohur italiane “BLUKIDS” ofron trendet më te reja dhe kombinimet më të bukura për fashionistat e vegjël dhe prindërit që i kushtojnë vëmendje paraqitjes së fëmijëve të tyre gjatë pushimeve.

Rrobat e plazhit me dizajne ekzotike të palmave dhe luleve, sandalet verore praktike për notin dhe argëtimin në rërën e plazhit, janë super të nevojshme.

Fustanet më të bukura për vogëlushen tuaj, apo pantallonat e rehatshme për djem, janë një zgjedhje ideale për ditët e nxehta të verës dhe aventurat e fëmijëve tuaj!

Por mos harroni ofertën!

Me ofertën që do të gjeni në “BLUKIDS” nuk do të mendoheni dy herë para se të zgjidhni veshjet e stinës së verës 2020. Zgjidhni artikujt tuaj të preferuar dhe përfitoni 20% ulje nga koleksioni i ri, që ofron veshjet dhe aksesorët më në modë për të vegjlit tuaj! Gjithashtu mund të gjeni ulje deri në 50% në produkte të selektuara.

Mos harroni aksesorët e verës!

Ditët e verës i kanë gjetur fëmijët tuaj disi të shpërqendruar me idenë e kohës. Por falë orëve “Flik Flak” që i gjeni në “Swatch” fëmija juaj do të mësojë shprehjen “koha është flori” dhe do të ndjekë regjimin ditor.

Orët “Flik Flak” vijnë me dizajnet më të këndshme verore. Nga peshqit te akulloret e shijshme të verës, apo nga ngjyra blu e thellë e detit te ngjyra rozë e preferuar e vajzave, koleksioni veror do të bëhet i preferuari i të vegjëlve tuaj!

Dy fjalë për “Flik Flak”!

“Flik Flak” sjell orët me çmime të përballueshme për çdo familje shqiptare, rezistente ndaj ujit, përplasjeve të fëmijëve gjatë lojërave, madje dhe nëse e harroni në lavatriçe në 40 gradë. Ato janë të përbëra nga një material plastik i fortë dhe me ngjyrues natyral.

Përpos kësaj, ju do t’i përfitoni këta aksesorë me 20% ulje në “Swatch” sepse brand-i zviceran e di që fëmijë të lumtur, do të thotë prindër të lumtur!