Këtë 8 Mars dhurata nuk ka përse të jetë personale!

Tani që na ndajnë vetëm pak ditë nga 8 Marsi, të gjithë kemi vetëm një qëllim: Të gjejmë dhuratën ideale për personin që na fal dashuri të pakushtëzuar.

“Villeroy & Boch” ka menduar sesi të na shpëtojë nga idetë klishe si çokollata apo lulet me një dhuratë që nuk ka pse të jetë aspak personale!

Tani drekat dhe darkat në shtëpi do të jenë më të bukura falë koleksioneve “Manufacture Rock” dhe “Manufacture Rock Blanc” që sjellin një frymë të re në tryezë, për të cilën, nëna apo partnerja jonë përkujdeset me aq përkushtim!

Çfarë duhet të dimë për “Manufacture Rock”

Për adhuruesit e të zezës klasike, “Manufacture Rock” është ideali për darkat në çift ose ato me familjen dhe shoqërinë. I frymëzuar nga enët e gurit por i rikrijuar me porcelanin premium, koleksioni pasqyron zejtarinë e veçantë të “Villeroy & Boch” dhe qasjen inovative të markës për dizajnin unik.

Për amvisat që e adhurojnë kombinimin e ngjyrave bardhezi në tryezë, ne ju ftojmë të shihni koleksionin “Manufacture Rock Blanc”, në ngjyrë të bardhë. I krijuar me porcelan premium, ky koleksion i jep një frymë të re tryezës dhe ajo që është më e bukura është se ne mund te zgjedhim midis dy ngjyrave dhe  t’i kombinojmë me njëra-tjetrën.

Enët e servirura në tryezë e shndërrojnë drekën ose darkën me miqtë tanë në një përvojë fantastike, të paharrueshme. Ndryshimin e ndjeni që në prekje, pasi materiali i përdorur është kaq natyral saqë i bën pjatat, tasat, apo vazot zbukuruese, unike në llojin e tyre.

Shtrimi i tryezës do të jetë më argëtues se kurrë

Koleksioni “Manufacture Rock” e bën akoma më me vlerë përpjekjen tuaj për të shprehur mirënjohjen për femrat më të rëndësishme të jetës sonë. Enët e koleksionit janë mat, me dizajn modern dhe të japin ndjesinë e elegancës dhe luksit që ajo do ta adhurojë!

Nuk i ndani dot? Atëherë nuk keni pse t’i ndani! Mund t’i kombinoni të dyja në tryezën tuaj duke krijuar një pamje kaq moderne! E bukura e “Villeroy & Boch” është që ju ofron atë që dëshironi. Seti mund të ndahet dhe mund të blihet me copë, duke zgjedhur  elementet që dëshironi ju t’i shtoni tryezës!

Amvisat dëshirojnë që të impresionojnë gjithnjë mysafirët, ndaj ju mund t’ua plotësoni dëshirëm me këtë dhuratë që të fal një atmosferë shumë mikpritëse.