Koleksioni pa kohë i “Villeroy & Boch” që nuk duhet t’ju mungojë

Doni një koleksion servisesh pa kohë, i cili ju kujton peizazhin e fshatit, por përmes modernes dhe klasikes?!  “Villeroy & Boch” plotëson çdo kërkesë dhe për detajet e tij unik koleksioni “Audun” është ndër më të shiturit.

Frymëzim ishte pikërisht rrënja e markës, pasi gjithçka nisi më 1748-n në fshatin që mban të njëjtin emër me koleksionin, Audun-le-Tiche, ku François Boch ngriti një punishte të vogël duke nisur themelimin e kompanisë ndërkombëtare.

Në dizajnet kujtohet jeta rurale dhe e shkuara. Koleksioni përmban skena të këndshme rurale të Audun-it historik në porcelan. Gdhendja prej bakri, skenat e detajuara rurale të theksuara nga e verdha dhe falë elementeve stilistik të thjeshtë, ky koleksion është kaq i kombinueshëm në çdo stil, atë klasik apo atë më modern.

Skenat e bukura të përjetshme rurale na rikujtojnë kohën e shkuar, ndërsa ju kujtoni të tashmen me ato për të cilat i shërbeni. “Villeroy & Boch” sjell në dispozicion tuaj këtë koleksion në ambientet e tij te Rr. “Sami Frashëri”, Qendra Metropol.