Koleksioni Pranveror Swarovski


Ky koleksion është i inspiruar nga oqeani, ndjenja sublime për të qenë një me natyrën dhe për të eksploruar forcën tonë shpirtërore. Këtë pranverë, kristali na mahnit, magjeps dhe na frymëzon të kërkojmë përtej. Koleksioni i Pranverës ofron disa pjesë të gjalla të krijuara në kristale të bukura me ngjyra, të cilat shfaqin silueta të pazakonta.

1.SHELL

Kjo familje është e inpiruar nga thesaret e oqeanit, ku bizhutë dhe simbolet e vendosura në vargje janë të veshura me ar. Guacka simbolizon fuqi magjike dhe mbrojtjen e jetës. Te kjo famillje kemi dhe simbolin e koraleve e cila qëndron për lumturinë, mençurinë dhe jetën e pafundme.

2.SHINE

Simbolikat e kësaj familjeje janë prapë të inspiruara nga oqeani.
Poseidon’s trident: Poseidoni njihet si mbreti i detit dhe tridenti simbolizon fuqinë që e karakterizon atë.
Valët e detit: simbolizojnë emocionet e fshehura, sekretet dhe te papriturat e jetës që përballet secili nga ne.
Koi: simbolizon fat të mirë dhe forcë.
Claim (lloj guacke): aftësia për të ekuilibruar energjinë në lidhje natyrën ku heron.
Iriq deti: simbolizon jetën nënujore.
Yll deti: përfaqësojnë dashuri të pafundme

3. Swarovski Symbolic

Young and peaceful Buddha:
Elefanti: simbolizon fuqinë dhe paqen.
Lotus: Çelja e kësaj luleje simbolizon progresin personal të secilit në rrugët e realizimit të arritjeve.
Wishbone: Simbolizon shpresë për të ardhmen dhe fat të mirë.
Om: Zëri i universit që lidhet me ndërgjegjien e secilit.
Mandala: Simbolizon unitetin dhe harmonine, na kujton që jemi pjesë e tërësisë.
Chin Mudra (Dora e meditimit): Ndihmon që të përqëndrojmë energjinë e trupit dhe të mendjes që të arrijmë gjendjen e qetësisë.
Pema e Jetës: Ashtu si proçesi i rritjes së pemës ashtu rritet dhe njeriu nëpërmjet eksperiencës dhe njohurive që ai merr në rrugëtimin e tij.
Bell (zile): Ofron mbrojtje, largon shpirtërat e këqinj.

Ky koleksion është një urë lidhëse e jona me qetësinë shpirtërore dhe për të na larguar nga zhurmat e përditshmërinë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *