Ku ka festë ka dhe oferta! Festo nga shtëpia me uljet më fantastike të “BLUKIDS”


Më në fund një super lajm për ta mirëpritur siç duhet pranverën!

Brand-i i mirënjohur italian i veshjeve për fëmijë, ju fton këtë muaj të festojmë të gjithë së bashku nga shtëpia me rastin e 3-vjetorit të “BLUKIDS” në Tiranë.

“BLUKIDS” do t’ju ofrojë këtë muaj kënaqësinë e vërtetë të uljeve, në mesin e shumë veshjeve dhe aksesorëve për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç.

Me një porosi online në faqen e Blukids Albania përfitoni 30% ulje gjatë gjithë muajit prill. Nga rehatia e shtëpisë bëni tuajat produktet nga koleksioni Pranverë-Verë 2020 që ofron dizajne italiane të trendeve të fundit dhe një raport të përkryer të cilësisë me çmimin.

Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht një më një në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme në Shqipëri.

Të gjitha me ulje në “BLUKIDS” ?

E dëgjuat mirë! Të gjithë artikujt e koleksionit Pranverë/Verë 2020, do të kenë një ulje deri në 30% që do të vijojë gjatë gjithë muajit.

Marka italiane dedikuar veshjeve për fëmijë të moshës 0 deri në 15 vjeç, ofron alternativa të ndryshme për të gjetur veshjen e duhur tani që temperaturat po rriten dhe me çmime të përballueshme.

Dizajnet e larmishme për vajzat, nga veshjet me print lulesh për vogëlushet që duan të duken bukur, te teminat dhe veshjet e qëndisura, janë unike ashtu si vogëlushja juaj.

Koleksioni sjell ngjyra dhe dizajne të larmishme edhe për djemtë fashionistë që duan të duken trendi.

Veshjet me personazhet e preferuar te Disney-t, xhaketat dhe këmishët xhins janë një ide e mirë që propozon “BLUKIDS” për shëtitjet pranverore në ajër të freskët që do të vijnë shumë shpejt pasi kjo periudha e qëndrimit në shtëpi të përfundojë.

“BLUKIDS” mendon edhe për mirëqenien e të porsalindurve ndaj ofron veshje me fibra Bamboo-je të nevojshme për të ruajtur lëkurën e butë të fëmijës suaj.

Porositni online veshjet e preferuara dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.