“Ku të bëj blerje ekskluzive dhe me leverdi”? Guida e dhuratave më të dëshiruara për të gjithë familjen!

Dëshironi një vend ekskluziv ku të bëni shopping për shtëpinë, fëmijët, për dhurata për veten dhe njerëzit tuaj të dashur? E kemi fjalën për një vend që t’ju shërbejë për blerje të leverdishme online dhe sigurisht, nga rehatia e kolltukut të shtëpisë suaj!

Epo dëshira juaj u plotësua, pasi tani mund të bëni blerje pafund në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme në Shqipëri.

Markat ndërkombëtare më prestigjioze, “Swarovski”, “Blukids” “Swatch”, “Flik Flak”, apo “Villeroy & Boch”, “Mopita” dhe “Sander”, i gjeni ekskluzivisht online në website-n e ri të kompanisë që ju siguron vetëm produkte të cilësisë së lartë.

Falë teknologjisë së avancuar, ju mund të bëni edhe një tur virtual në Qendrën Metropol, për të parë më nga afër ofertat në secilin prej brand-eve!

Ne sot ju paraqesim guidën e ByBest për ide të mrekullueshme ku mund të zgjedhësh dhuratën tënde ideale:

Swarvoski

Prerjet unike të kristalit dhe format kreative të bizhuterive dhe figurave prej kristali, e bëjnë markën elitare të Swarovski-t të qëndrojë në piedestalin e së bukurës dhe elegancës. Secila prej varëseve, unazave, orëve dhe aksesorëve i dedikohen çdo vajze, gruaje, djali dhe burri që kërkon të ndjehet special. Çdo pjesë e koleksionit që mban firmën e Swarovski-t përbën një dhuratë të dëshirueshme për të  gjithë.

Blukids

Blukids është brandi italian dedikuar veshjeve  dhe aksesorëve për fëmijët e moshës 0-15 vjeç,  pjesë e grupit Upim dhe OVS. Veshjet 100 % Bio Cotton janë kryefjala e Blukids. Cilësia  është  sinonim i prakticitetit dhe funksionalitetit,duke ndërtuar dhe  një raport të shkëlqyer  të cilësisë me çmimin.

Blukids ndjek risitë dhe inovacionet duke  futur përdorimin e Fibrës së Bambu-së në kategorinë e të porsalindurve. Fibra e Bambu-së është fibër atibakteriale,hipoalergjike, e cila siguron mbrojtjen e fëmijës nga rrezet UV në masën 98% dhe ofron kontroll natyral të aromave.

Swatch

Mekanizmi i orëve “Swiss Made” me 51 element përbërës, dizajnet, ngjyrat, si dhe çmimi demokratik, janë vlerat që e karakterizojnë Swatch. Që prej krijimit në Mars 1983, deri në ditët e sotme, Swatch është një nga brandet më të famshme në botë, me qindra milionë orë të shitura.

Orët Swatch janë si një pëlhurë e njohur për artistët, galeria më e madhe e artit në botë që qëndron në dorë, sepse edhe detajet më të vogla kanë një ndikim dramatik në siluetën origjinale të orës. I njohur për konceptet revolucionare, modelet krijuese dhe provokimin e kënaqësisë, Swatch vazhdon të befasojë audiencën falë bashkëpunimeve me artistët si:  Kiki Picasso, Keith Haring, Vivienne Westwood, Manish Arora, Jeremy Scott, Damien Hirst.

Flik Flak

Në Swatch do të gjeni orët për fëmijë “Flik Flak” përmes të cilave, fëmija juaj do të mësojë shprehjen se “koha është flori” dhe do të ndjekë regjimin ditor. “Flik Flak” sjell orët me çmime të përballueshme për çdo familje shqiptare, rezistente ndaj ujit, përplasjeve të fëmijëve gjatë lojërave, madje dhe nëse e harroni në lavatriçe në 40 gradë. Ato janë të përbëra nga një material plastik i fortë dhe me ngjyrues natyral. Sa u përket diajneve, ato janë të larmishme dhe me personazhet e preferuar të të vegjëlve tuaj.

Villeroy & Boch

Villeroy & Boch ka si qëllim që me anë të serviseve të porcelanit, inoksit dhe kristalit të sjellë tek ju elegancë të përjetshme, dizajn unik dhe cilësi të jashtëzakonshme. Shtrimi i tryezës dhe zbukurimi me aksesorët e duhur përbëjnë “artin e mikpritjes”.

Me 272 vite eksperiencë dhe inovacion Villeroy & Boch është prezente në të gjithë botën. Suksesi i Villeroy&Boch konfirmohet edhe nga bashkepunimet me artistë të rëndësishëm si Van Gogh, Paloma Pikaso, Van de Velde, Olbrich dhe Behrens.

Mopita

Mopita e themeluar ne vitin 2013, është një kompani italiane që është e specializuar në prodhimin e enëve të gatimit. Falë kreativitetit, fleksibilitetit dhe inovacionit Mopita ofron një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme. Mopita prodhon enë gatimi me dizajn origjinal duke zgjedhur me vëmendje dhe kujdes lënden e parë në mënyre që shija e ushqimit të mos ndryshojë dhe te ruhen të gjitha vlerat ushqyese. Me Mopita realizohen gatime të shpejta, të shëndetshme dhe pa ngjitje duke krijuar komoditet dhe kënaqesi  në përgatitjen e ushqimit.

Sander

Sander është një brand gjerman që u themelua në vitin 1970 për të sjellë cilesinë më të lartë të mbulesave të tavolinës, placement, raner, këllëfë për jastiqe etj. Cdo vit Sander bashkëpunon me stiliste të njohur ndërkombëtarë për të sjellë tendecat e fundit të modës së shtëpisë. Ajo çfarë e bën të kryesojë është:

  1. Çdo produkt Sander me material lino, pambuk apo poliester është rezistente nga njollat.
  2. Mund të bëni me porosi përmasat që ju dëshironi.
  3. Janë rezistente ndaj larjes së shpeshtë.

By Best Duty Free sh.p.k është një pikë referimi për ata që kërkojnë cilësi, çmime konkurruese dhe zgjidhje gjithnjë në modë.