Lër të lirë fëmijën brenda vetes! Koleksioni i ri i SWATCH në bashkëpunim me bandën “Peanuts” është këtu!

Snoopy, Charlie Brown, Woodstock dhe pjesa tjetër e bandës “Peanuts” kanë marrë përsipër koleksionin e ri të brand-it SWATCH dhe po na kthejnë të gjithëve në fëmijëri! E ku ka më bukur?

Bëhuni gati për emocione dhe aventura shumëngjyrëshe, sepse SWATCH në bashkëpunim me ‘Peanuts‘ na kanë sjellë koleksionin më fantastik që kemi parë ndonjëherë!

Orët e këtij koleksioni SWATCH në kyçin e dorës tonë do të na bëjnë të ndjejmë fëmijën brenda nesh, që i ka rezistuar viteve dhe kërkon të ndihet sërish i gjallë.

Me siguri të gjithë ju njihni të paktën njërin prej personazheve të bandës “Peanuts” dhe jemi të bindur se qoftë një herë të vetme, i keni parë në fëmijëri këto kukulla.

Epo, brand-i zvicerian SWATCH ka ditur të godasë kësaj here dhe të na bëjë të gjithëve për vete me këtë gjetje!

Koleksioni i ri SWATCH në bashkëpunim me bandën “Peanuts” na sjell gjashtë modele orësh. Secili prej modeleve paraqet veçori të personalitetit të secilit prej personazheve të bandës, ndaj kemi mundësi zgjedhjeje sipas dëshirës.

Si gjithmonë, detajet bëjnë diferencën dhe mund t’i dalloni fare mirë në akrepat e orës, në rripin prej silikoni të orëve, logon e ‘Peanuts’ etj. Këto mrekulli duhen shijuar nga afër! Lëreni të lirë fëmijën brenda jush dhe vizitoni brand-in Swatch për të parë koleksionin e ri!

Koleksionin e ri e gjeni në monobrandin në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri dhe në TEG.

Gjithashtu të gjitha koleksionet e Swatch mund t’i ndiqni online në faqen e Facebook “Swatch Albania” dhe në Instagram, “By Best Watches”.