Magji kristalesh! “Swarovski” vezullon në pemën më të bukur të Krishtlindjes në mes të Milano-s!

Kjo është padyshim periudha më e bukur e vitit, të cilën të gjithë e kemi pritur me padurim. Magjia e festave qëndron thellë në shpirtin e secilit prej nesh.

Çdokush lumturohet e ndjen ngrohtësi brenda vetes së tij, kur sheh një pemë të zbukuruar apo drita të ngrohta dekori posaçërisht për fundvitin.

Njerëzit i kanë vendosur tashmë pemët nëpër shtëpitë e tyre, për t’i dhënë sadopak ndriçim ditëve të vështira që të gjithë po kalojmë!

Në Milano nuk mund të mungonte as këtë vit pema e famshme e Krishtlindjes, e quajtur “Tree of light” (Pema e dritës), e vendosur në Galerinë “Vittorio Emanuele II”.

“Pema e dritës” është një letër dashurie që drejtoresha krijuese e “Swarovski-t”, Giovanna Engelbert, u drejton milanezëve dhe më gjerë: një homazh për kuptimin e thellë dhe traditën e festave dhe një ftesë drejt një të ardhme plot dritë dhe pozitivitet!

Që prej vitit 2013, shkëlqimi i kësaj peme i është besuar kristaleve të “Swarovski-t”, për t’i dhënë festave vezullimin e merituar.

“Pema e Dritës” është frymëzuar nga ideja e dritës së përjetshme për të përcjellë një mesazh rilindjeje.

Kjo pemë madhështore 12 metra e lartë është zbukuruar me mbi 10,000 drita dhe zbukurime të panumërta, duke përfshirë më shumë se 2000 dekorime kristali të bëra me dorë, në formën e diellit, hënës dhe yjeve, të cilat simbolizojnë imagjinatën, mrekullinë dhe një të ardhme të ndritshme.

Askush nuk mund t’i rezistojë shkëlqimit që pema e “Swarovski-t” i fal Galerisë “Vittorio Emanuele II”. Madje as Chiara Ferragni, një prej influencer më të njohura!

Kristalet “Swarovski” do ta bëjnë pemën gjigante të shkëlqejë, vezullojë dhe të gjithë sytë të drejtohen tek ajo, deri më 6 janar të vitit 2021.

Këtë fundvit e kemi pothuajse të pamundur për të udhëtuar dhe vizituar pemën madhështore, si dhe për të parë nga afër shkëlqimin e saj të kuruar deri në detaje! Por, mos u shqetësoni!

“Swarovski” sjell për ne atmosferën festive me koleksionin e mrekullueshëm të figurave të kristalit! Festat në shtëpinë tuaj do të jenë po aq magjike sa pema në galerinë “Vittorio Emanuele II”.

Nëse po kërkoni vezullimin e festave, kaloni në Swarovski!

Ju gjithashtu mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Facebook dhe Instagram!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *