Mbushni gotat! Pas këtij lajmi do të festoni çdo ditë në shtëpinë tuaj!

Tani që dita është më e gjatë, gjëja më e mirë që mund të na ndodhë, është të kalojmë më shumë kohë me familjen dhe miqtë e zemrës.

Pasditet dhe darkat janë ato që na mbledhin bashkë pas një dite të lodhshme në punë, dhe vjen pikërisht ai momenti kur e kupton se ke nevojë të relaksohesh, të flasësh dhe t’ia kalosh bukur.

Dhe ku ka më mirë sesa një gotë verë, një pije freskuese apo çdo gjë tjetër për të na shoqëruar! “Villeroy & Boch” mendon për të na i bërë momentet tona të paharrueshme dhe për më tepër shumë çlodhëse.

Lajmi që po ju japim sot do t’ju gëzojë pamasë, ndaj na falenderoni më vonë. Gjatë muajit korrik “Villeroy & Boch” sjell ofertën më të këndshme për të gjithë adhuruesit e kristalit. Gotat më cilësore dhe me dizajnin më modern mund t’i gjeni me 20 për qind ulje në monobrand-in Villeroy&Boch që ndodhet në Qendrën Metropol, rruga “Sami Frashëri”.

Seti Octavie

Ky set përcjell elegancë dhe finesë me dizajnin e tij në tryezën tuaj. Forma e gjatë karakteristike është mjaft komode dhe e qëndrueshme. Ky set elegant kristalesh është emëruar pas Octavie Villeroy, martesa e të cilës me Eugen Boch vulosi lidhjen familjare në vitin 1842 dhe krijimin e një prej firmave më të njohura. Ne ju ftojmë të zgjidhni këto gota kristali nëse doni që tryeza juaj të duket kaq bukur!



Seti Purismo

Dizajni i setit të gotave Purismo është i thjeshtë dhe modest, duke e bërë atë një shoqërues besnik për kënaqësinë tuaj të përditshme. Cilësia standarde e lartë e kristalit të “Villeroy & Boch” nuk do të zbehet ose humbasë shkëlqimin edhe nëse e përdorni atë çdo ditë. Këto gota janë perfekte për smothie-t e shijshme dhe mund t’i lani në pjatalarëse dhe apo t’i vendosni në mikrovalë.

Seti Boston

Gotat prej kristali të quajtura “Boston”, shfaqin një prerje tradicionale në formë diamanti, me dizajn në të gjithë sipërfaqen, që formohet përmes një prerjeje moderne në cilësinë më të mirë të kristaleve. Të prodhuara posaçërisht për përdorim të përditshëm, ju mund t’i përdorni për të shijuar ujin ose verën.

Seti Charleston

Shtoni kënaqësinë e të pirit një gotë verë me koleksionin e gotave kristal “Charleston”. Dizajni i veçantë me punim dhe gdhendje e bën edhe më elegante drekën apo darkën tuaj. Gotat janë për shumë përdorime, si për verën, shampanjën, ujin dhe çdo pije tjetër në preferencën tuaj.

Seti Colour Concept

Të apasionuarit pas ngjyrave kanë mundësinë më të mirë për të zbukuruar tryezën. Ju mund t’i gjeni me 15 për qind ulje gotat prej kristali të setit Colour Concept. Përdorni ngjyra dhe shtoni harmoninë në tryezën tuaj me këto gota që kanë një dizajn elegant dhe ideal për përdorim të përditshëm. Janë të sigurta në mikrovale dhe pjatalarëse.