Momentet e veçanta që mbahen mend gjithnjë, janë ato që kalohen në vendin dhe kohën e duhur!

Një tapet të butë ku të shkel këmba, një kolltuk i rehatshëm ku mund të çlodhesh dhe një dritare hapur nga e cila duket sikur ke në dorë zemrën e Tiranës, janë copëzat magjike të klipit më të fundit të Nilsa Hysit, të xhiruar me mjaft mjeshtëri në një prej apartamenteve tona.

Vajza simpatike e njohur nga të gjithë si Nilsa What në Instagram, me videot e famshme të saj që bëjnë të qeshin mbi 27 mijë ndjekës, zgjodhi By Best Apartments për të xhiruar një pjesë të klipit të saj të ri parë të titulluar, “Wednesday 3pm”.

Ideja e këngës nisi nga tetori i 2019-s, por vetëm tani Nilsa mundi të përfundonte xhirimet e klipit të saj të parë që ia besoi dizajnit modern dhe komoditetit që ofron By Best Apartments!

Nëse dëshiron edhe ti të realizosh projektet e tua, ky apartament i këndshëm mund të bëhet i yti tani duke (klikuar këtu).

Ju mirëpresim!