MOPITA

Mopita e themeluar ne vitin 2013, është një kompani italiane që është e specializuar në prodhimin e enëve të gatimit. Falë kreativitetit, fleksibilitetit dhe inovacionit Mopita ofron një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme.

Mopita prodhon enë gatimi me dizajn origjinal duke zgjedhur me vëmendje dhe kujdes lënden e parë në mënyre që shija e ushqimit të mos ndryshojë dhe te ruhen të gjitha vlerat ushqyese.

Me Mopita realizohen gatime të shpejta, të shëndetshme dhe pa ngjitje duke krijuar komoditet dhe kënaqesi  në përgatitjen e ushqimit.

Gatuaj si një profesionist me MOPITA.             

M– Moderne O- Origjinale P- Pasionante I- Italiane T- Transparente  A- Adhuruese

“Ne jemi italiane për: shijen e të bukurës, dashurinë për traditën, kënaqësinë për kreativitetin dhe dëshirën për të udhëtuar nëpër botë. Në çdo gjë tjetër jemi pak Zvicerian.”

Produktet Mopita kanë 5 shtresa Whitford të cilat bëjnë që ushqimet te mos ngjisin. Shtresa e jashtme është bronz PTFE (politetrafluaroetilena), bashkëveprimi i bronzit me PTFE bën që produkti të jetë i rëndë përçues i mirë termik dhe të ruajë nxehtësinë për një kohë të gjatë.

Përdorimi:

Produktet me shtresë jo-ngjitëse nuk duhet të lahen me sfungjer të ashpër dhe as në lavastovilje. Gjatë gatimit duhet të përdoren vetëm lugë druri ose silikoni. Maksimumi i temperaturës së përdorimit është 280°.

 Garancia:

Mopita ka 2 vite garanci. Garancia mbulon defekte që janë shkaktuar gjatë prodhimit të produktit. Në garanci nuk përfshihen dëme që kanë të bëjnë me përdorim të pakujdesshëm apo dëme të shkaktuara nga mosrespektimi i udhëzimeve përkatëse.

Villeroy & Boch Metropol