Mos kërkoni më gjatë! Gjithçka që ju nevojitet fëmijëve tuaj, e gjeni në “Blukids” dhe “Klin”

Shkolla po nis dhe bashkë me të, nisin edhe pyetjet e fëmijëve: “Mami, çfarë të vesh?”

Epo, ne ju tregojmë përgjigjen e kësaj pyetjeje dhe ju heqim të gjitha mundimet! Dy brand-et cilësore, BLUKIDS dhe KLIN, ofrojnë gjithçka që kërkon fëmija juaj. Kombinimet për të vegjëlit janë të adhurueshme!

Zgjidhni veshjet Bio Cotton me fibra natyrale nga “Blukids” për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç, mes dizenjove të shumëllojshme. Veshje dhe aksesorë të butë, antialergjikë, me certifikimin e cilësisë Oeko Tex, që sigurojnë ajrosjen e duhur të lëkurës së fëmijës suaj.

Kjo është periudha ideale për të bërë disa investime të nevojshme në garderobën e fëmijëve tuaj, ndaj në BLUKIDS do të gjeni gjithçka duke nisur nga bluzat prej pambuku, pantallonat komode dhe fustanet plot stil.

Artikujt e “BLUKIDS” mund t’i shihni virtualisht në faqen online të kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), e cila prej vitit 1996 ofron produkte të brand-eve ndërkombëtare me cilësi superiore në Shqipëri.

Porosisni online veshjet e preferuara në Facebook dhe Instagram dhe “BLUKIDS” do të vijë aty ku je ti me dërgesa në të gjithë Shqipërinë.

Po ashtu Klin, brand-i brazilian të këpucëve për fëmijë, operon në mbi 50 vende të botës, për më shumë se 38 vite.

Ndaj ky brand mban vendin e parë për këpucët më komode, fleksibël, rezistente dhe me cilësinë më të lartë.

Të gjitha modelet e këpucëve të Klin janë: anatomike, të rehatshme, të buta, antialergjike dhe anti-rrëshqitëse.

Këpucët janë  të disponueshme në numrat nga 15 deri në 38. Të gjitha modelet janë prodhuar me sistemin VAS – Vibration Absorption System, i cili ndihmon në zbutjen dhe lehtësimin e çdo hapi dhe mbron maksimalisht këmbën.

Këpucët KLIN janë të pajisura me shtresën ULTRA ANATOMIC INSOLE, e cila ka aftësi të lartë rezistuese dhe garanton kthimin në formën e origjinale të këpucës pas deformimeve elastike.

Gjithashtu, mund të zgjidhni modelet tuaja të preferuara të këpucëve në faqen online në Facebook apo Instagram.

Të dy brand-et mund t’i vizitoni edhe fizikisht në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.