Mos prisni festat! Me këto super oferta do të bëni tuajat dhuratat më të bukura

Sezoni i festave të fundvitit po afron, por nuk është nevoja të presim Krishtlindjen apo Vitin e Ri për të përfituar nga uljet.

Swarovski”, “Swatch”, “Villeroy & Boch”, dhe “BLUKIDS”, kanë menduar për dhuratat e para që do t’i bëni vetes dhe njerëzve tuaj të dashur në këtë periudhë.

Oferta fantastike dhe mundësi pa fund për të marrë dhe për të bërë dhurata do të keni deri më datë 10 dhjetor në “Swatch”, “Villeroy & Boch”, dhe “BLUKIDS” dhe deri në 15 dhjetor në “Swarovski”!

“Swarovski”

Të gjithë duam një atmosferë të bukur tani që jemi në muajin zyrtar të festave dhe kush më mirë sesa “Swarovski” mund të na i plotësojë dëshirat. Brand-i i njohur ndërkombëtarisht ka menduar dhuratën më të bukur për ta shtuar në mesin e zbukurimeve të pemës së Krishtlindjes. Ju do të përfitoni një yll kristali dhuratë për çdo blerje mbi 169 euro. 15 dhjetori është afati i fundit i ofertës së shumëpritur, ndaj nxitoni për ta bërë tuajin këtë yll të mahnitshëm kristali që do shkëlqejë në pemën e Krishtlindjes.

“Swatch”

Brand-i i mirënjohur zviceran, “Swatch” është treguar tepër zemërgjerë pasi ofron dhuratën më të bukur për adhuruesit e syzeve. Ju do të mund të përfitoni një palë syze dhuratë për çdo blerje, vlera e së cilës do të shkojë mbi 175 euro! Koleksionet më fantastike të orëve, syzeve, dhe bizhuterive që vijnë me një larmi dizajnesh dhe ngjyrash, do t’jua bëjnë të lehtë zgjedhjen. Për ju që doni të bëni diferencën, nxitoni të bëni tuajën këtë ofertë, e cila do të zgjasë deri më 10 dhjetor. 


“Villeroy & Boch”


Villeroy & Boch” mendon për arredimin e shtëpisë tuaj në raste festash dhe shtrimin e tryezave fantastike. Tani që Krishtlindja po afrohet ju mund t’i bëni vetes dhuratën më fantastike. Kështu për blerje në vlerën 199 euro ju “Villeroy & Boch” ju fton të zgjidhni një zbukurim për pemën kristal ose porcelan në mesin e koleksioneve më fantastike të produkteve të arredimit. Ju do të mund të përfitoni nga oferta deri më datë 10 dhjetor.

“BLUKIDS”

Brand-i italian vjen me një super ofertë këtë sezon dimri që do t’ju mundësojë të përfitoni 30 për qind ulje në artikullin e dytë. Java e ofertës ka nisur dhe do të zgjasë deri në 10 dhjetor, ndaj nxitoni të zgjidhni dizajnet italiane të trendeve të fundit që vijnë në një raport të drejtë të cilësisë me çmimin. Për të gjitha veshjet e koleksioneve të “BLUKIDS” përdoret pambuk 100% Bio.Brandi
është i certifikuar nga Oeko Tex, që është kryefjala e mbrojtjes së fëmijëve tuaj nga çdo kimikat i dëmshëm për lëkurën e tyre të brishtë.


Si të përfitoni nga ofertat:

Për ty që për arsyet të ndryshme nuk mund të vizitosh dyqanet, “Swarovski”, “Swatch”, “Villeroy & Boch”, dhe “BLUKIDS” kanë menduar të sjellin artikujt në shtëpinë tënde!

Çdo veshje apo aksesor që mund të shihni në Instagram dhe Facebook, mund të shitet online, mjafton një porosi nga ana juaj me mesazh apo koment në faqet përkatëse!