Muaj i ri rroba të reja! Trendet e verës mbërritën dhe s’do t’u thoni dot jo!

Vera vjen me një super lajm në “BLUKIDS” që do t’i gëzojë prindërit dhe fëmijët!

Koleksionit të verës 2020 i shtohen risi të reja me veshje dhe aksesorë  për të vegjlit nga mosha nga 0 deri në 15 vjeç.

Trendet më te reja dhe kombinimet më të bukura do të gjeni nga sot në këtë koleksion plot ngjyra dhe dizajne të larmishme për fashionistat e vegjël dhe prindërit që i kushtojnë vëmendje paraqitjes së fëmijëve të tyre.

Teksa jemi në prag korriku, duhet të themi se kjo është periudha ideale kur mund të bëni investimin e duhur në veshjet verore, duke nisur nga rrobat e banjos e deri te pantallonat, bluzat prej pambuku, fustanet apo sandalet!

Rrobat e plazhit me dizajne ekzotike të palmave dhe luleve i japin freski pamjes së vogëlushëve tuaj!

Zgjidhni fustanet më të bukura me dizajn lulesh për vogëlushen tuaj, e cila dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes! Pantallonat e shkurtra e të rehatshme për vajza janë gjithashtu një alternativë për ditët e nxehta të verës dhe aventurat e fëmijëve tuaj!

Kombinime fantastike mund të bëni me veshjet për djem, të cilët këtë verë kanë mundësi më të mëdha zgjedhjesh! Bluzat e lirshme prej pambuku dhe plot ngjyra verore janë ideale për djemtë çapkën që duan të duket trendi! Pantallonat e shkurtra verore dhe bluzat me dizajn janë gjithashtu të preferuarat e të vegjëlve tuaj.

Poo ka dhe oferta!

Me ofertën që do të gjeni në “BLUKIDS” nuk do të mendoheni dy herë para se të zgjidhni veshjet tuaja të preferuara për stinën e verës 2020. Zgjidhni artikujt tuaj të preferuar dhe përfitoni 20% ulje nga koleksioni i ri, që ofron veshjet dhe aksesorët më në modë për të vegjlit tuaj!

Veshje të lehta pranverore dhe me materiale pambuku 100% Bio, janë të nevojshme për të mbajtur butë lëkurën e fëmijës suaj.

Ejani në “BLUKIDS” ose vizitoni faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram, dhe çdo produkt që shihni në to, mund të vijë në shtëpitë tuaja me një porosi online.