Në kërkim të perfeksionit! Çfarë tregon modeli i preferuar i syzeve të diellit për personalitetin tuaj!

Syzet tregojnë më shumë për personalitetin tonë sesa çdo aksesor tjetër që ne vendosim të kombinojmë me veshjet.

Zgjedhja e modelit të duhur nuk është vetëm çështje e gjetjes së kornizës së përsosur, por një kimi qe krijohet midis modelit perfekt dhe shprehjes se vetvetes. Gjetja e syzeve të duhura nuk është e pamundur: Është çështje stili më shumë se gjithçka tjetër.

“Swarovski”, brand-i lider në prerjen e kristalit, zgjodhi “Marcolin”, një kompani me një eksperiencë 50-vjeçare në fushën e krijimit dhe prodhimit të syzeve optike dhe të diellit, që lançoi koleksionin e parë në vitin 2011.

Unik, i punuar me mjeshtëri dhe me një prekje shkëlqimi, koleksioni i syzeve “Swarovski” vendos kristalet në qendër të të gjitha modeleve të tij. Syzet “Swarovski” janë ideale për ato femra që jetojnë momentin, tërhiqen nga dizajne të guximshme dhe të parezistueshme që shprehin sofistikimin dhe stilin në mënyrat më të shkëlqyera.

Ne ju ftojmë të shihni më nga afër modelet më të preferuara të syzeve “Swarovski“:

Syzet në formë rrumbullake

Për vajzat me tipare rrumbullake, syzet perfekte janë ato tipike që përdornin pjesëtarët e grupit “Beatles”. Dizajni i jashtëzakonshëm dhe materialet me cilësi të lartë krijojnë pamje të veçantë që shprehin individualitetin e grave që i veshin ato.

Syzet e mëdha

Janë ideale për vajzat me tipare të theksuara. Aq sa aksesorë funksionalë, ekziston diçka tërheqëse në lidhje me mënyrën sesi ky model i syzeve “Swarovski” është krijuar për të kornizuar fytyrën, duke shtuar gjithashtu një elegancë dhe shkëlqim unik.

Syzet “Aviator”

Janë modelet e preferuara nga fashionistat, veçanërisht ato që kanë një fytyrë ovale. Stili i padiskutueshëm i tyre ndërthuret me mjeshtërinë e punimit të kristaleve, të cilat pasqyrojnë dritën në çdo lëvizje në mënyrën më të mahnitshme, duke tërhequr vëmendjen dhe e bëjnë çdo kënd të shkëlqejë.

Syzet “CatEye”

Ideale për femrat me formën katrore të fytyrës, këto syze kanë të injektuar ADN-në e markës “Swarovski” me kristalet në forma dhe ngjyra të ndryshme që janë nënshkrimi i pakuptueshëm i secilit dizajn.

Syzet me ngjyrë- Rainbow

Ky aksesor është një trend i ardhur prej viteve ’90-të. Syzet me xhama me ngjyrë janë një zgjedhje e guximshme që kanë marrë frymëzim nga spektri i dritës së kristalit. Ylberi Swarovski i detajuar udhëton nëpër kornizën e rrumbullakët të skeletit duke i shtuar ngjyrat vibrante pamjes tuaj.

Ejani në “Swarovski” dhe festoni 125 vite detaje dhe emocion duke vizituar pikat e shitjes në Qendrën Metropol, QTU dhe TEG ose përmes një rezervimi online në faqen e By Best Albania në Facebook dhe Instagram!