Ejani në “BLUKIDS” dhe do t’ju tregojmë pse fundjava juaj do të marrë më shumë kuptim

Fundjavën mezi e presin të gjithë, të rriturit dhe fëmijët!

BLUKIDS” mendoi t’ua bëjë atë më të bukur, me një super ofertë që vjen këtë të premte.Përfitoni 25% ulje për blerje mbi 5000 lekë, për produktet që do të zgjidhni në mesin e shumë veshjeve dhe aksesorëve për fëmijë nga 0 deri në 15 vjeç.
Kjo ofertë do të zgjasë nga data 8 nëntor deri më 10 nëntor, ndaj nxitoni të zgjidhni dizajnet italiane të trendeve të fundit, që vijnë në një raport të drejtë të cilësisë me çmimin.

Fillimi i nëntorit është periudha ideale kur mund të bëni investimin e duhur në veshjet e dimrit për fëmijë, duke nisur nga xhupat, pantallonat, pulovrat, kompletet sportive e këpucët.
Brand-i italian, i cili ofron veshje pambuk 100% Bio ,i certifikuar nga Oeko Tex, e ka aplikuar uljen në të gjitha produktet e koleksionit të dimrit.

Çfarë artikujsh do të gjeni me ulje?
Koleksioni i dimrit nga “BLUKIDS”, është i larmishëm me veshje nga më modernet për vajza dhe djem, që do ta bëjnë të voglin tuaj të ndihet komod dhe “trendy”.

Veshjet më në modë të kohës për adoleshentët, ju ofrojnë një larmishmëri zgjedhjesh për “kapriçot e moshës”.
Xhaketat, fustanet, xhinset apo këmishët me kuadrate janë disa nga veshjet që “BLUKIDS” sjell posaçërisht për të plotësuar nevojat e fëmijëve tuaj këtë sezon dimri.
Ju sugjerojmë të vini bashkë me fëmijët tuaj dhe t’i lejoni ata të zgjedhin vetë dhe të krijojnë kombinimin ideal për veshjen në shkollë ose daljet me shoqërinë.
BLUKIDS” do t’i kënaqë vogëlushët dhe vogëlushet tuaja duke i bërë të ndihen bukur dhe rehat në aventurat e tyre të përditshme.

Lumturia për vogëlushët tuaj janë këto veshje plot ngjyra dhe dizajne moderne të ndara sipas grupmoshave të ndryshme!
Çdo veshje apo aksesor që mund të shihni në faqen e “BLUKIDS” në Instagram dhe Facebook, mund të shitet online, mjafton një porosi nga ana juaj me mesazh apo koment në faqet përkatëse!