Nga J.Lo tek Kendall Jenner, VIP-at që shkëlqyen me Swarovksi në ceremonitë madhështore të Hollywood-it!

E gjithë bota ka folur këto ditë për “MTV Video Music Awards”, “Met Gala” apo “Venice Film Festival”, ceremonitë që morën vëmendjen e të gjithëve dhe na dhuruan një spektakël të vërtetë nga VIP-at e huaj.

Deshën, s’deshën, të gjithë u munduan të japin më të mirën nga vetja, duke zgjedhur brand-et më të famshme në botë për të impresionuar publikun.


Me një histori 125-vjeçare kristalesh, Swarovski pa dyshim u zgjodh edhe këtë herë nga emra të njohur, që shkëlqyen në daljet publike.

Barbie Ferreira ktheu të gjitha kokat nga vetja me një dizajn të personalizuar nga Jonathan Simkhai, zbukuruar me 20.000 kristale dhe perla Swarovski.

Precious Lee u shfaq në Met Gala me një fustan të stilit blazer nga “Area”, i kompletuar me kristale të bardhë Swarovski.

Po ashtu, Simone Biles e bëri debutimin e saj Gala në një fustan prej tre pjesësh me kristale Swarovski, duke ngjallur madhështinë dhe forcën qiellore.

Super ylli Jennifer Lopez shkëlqeu me një fustan mahnitës të Georges Hobeika Couture të skalitur në trupin e saj, zbukuruar me kristalet Swarovski nga koleksioni #HobeikaMOD në tapetin e kuq të “Venice Film Festival”.

Po ashtu, Doja Cat mbajti unazën Lucent nga Swarovski në ceremoninë “MTV Video Music Awards”.

Kendall Jenner rrëzëlliti me fustanin e “Givenchy”, i punuar me kristale Swarovski. Copa yjesh!

Të mos harrojmë Venus Williams, pamjes së të cilës vëthët Swarovski i dhanë një tjetër hijeshi!

Indya Moore  e kombinoi veshjen e saj plot stil në “Met Gala” me kristalet Hyperbola nga Swarovski, si në aksesorët e vendosur në trup, ashtu edhe në rripin e pantallonave të saj me bel të lartë.

Nga ana tjetër, Isabelle Huppert i dha gjallëri ceremonisë me fustanin e kuq nga Balenciaga, të kombinuar në mënyrë perfekte me kristalet Hyperbola nga Swarovski.

Nëse dëshironi të prekni magjinë e kristaleve Swarovski dhe të bëni tuajat bizhutë rrëzëllitëse, atëherë vizitoni pikat e brand-it në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

Gjithashtu mund të bëni porosi online në by_best_albania në Instragram dhe Facebook