Nga puna, me vrap në festë! Këta aksesorë janë idealë për femrat që i bëjnë të gjitha!

Dëshironi të dukeni perfekte dhe të shkëlqeni kudo? Femrat moderne që i bëjnë të gjitha kanë nevojë për aksesorë që i shoqërojnë nga mbledhjet e zyrës, te darkat me shoqërinë dhe festat argëtuese.

Këtë kishte si qëllim të arrinte “Swatch” me koleksionin më të ri të orëve “Essentials”, që janë një krijim fantastik falë bashkëpunimit me brandin prestigjioz “Swarvoksi”.

Eleganca dhe finesa në ambientin e punës do ju shoqërojnë me shkëlqimin e kristaleve në orët më moderne që mund të jenë prodhuar ndonjëherë nga “Swatch”. Ne ju ftojmë të zgjidhni të preferuarën tuaj, në mesin e ngjyrave më në modë të 2020-s.

GOLDY SHOW për të qenë në qendër të vëmendjes!

Për bletët punëtore që vrapojnë pa përsosmëri nga takimet në zyrë, deri te shfaqjet apo festat, Goldy Show në ngjyrë ari me rrip të zi është ora perfekte. Kombinoje me një veshje të zezë dhe ne ju sigurojmë se do të jeni në qendër të vëmendjes. Fusha e rrethuar me kristale, krijon një efekt pasqyrë nëse i bie drita. Rripi është mjaft praktik dhe me material lëkurë.

 LOVELY LILAC për fillime të reja!

Për adhurueset e ngjyrës lejla, “Swatch” sugjeron këtë model Lovely Lilac, që ofron një kombinim unik të  rripit prej silikoni me tonin e përsosur pastel. Kristalet në pjesën që rrethojnë fushën i japin një shkëlqim 3D. Në vend të numrave, në fushë shkëlqen dizajni me lule në ngjyrë argjendi, të cilat janë perfekte për çdo moment të ditës por edhe gjatë natës nëse dëshironi të tërhiqni vëmendje me shkëndijat që dhurojnë!

PINK CONFUSION për romantiket!

Jeni midis shkëlqimit apo romancës? Pse mos t’i keni të dyja me orën “Pink Confusion”, e cila vjen në ngjyrën rozë të rripit dhe asaj të rozë të artë në pjesën e kasës, e punuar anembanë me kristale! Silikoni është mat, pra pa shkëlqim, gjë që e bën orën mjaft të pranueshme në ambiente pune, ndërsa kristalet i japin asaj shkëlqimin që keni nevojë në daljet tuaja në darkë. Çfarëdo që të keni veshur, kjo orë kombinohet lehtësisht me ngjyrat verore, nga fustanet te pantallonat dhe këmishët serioze.