Njihuni me mrekullinë arkitekturore të Swarovskit

Sipas një klasifikimi të bërë nga  revista ndërkombëtare “Architectural Digest“  shatërvani Swarovski në Innsbruck, Austri është renditur si një nga 12 mrekullitë arkitekturore që shërbejnë si pjesë e artit publik.

Ky atraksion fantastik u krijua nga artisti austriak André Heller për të festuar 100 vjetorin e Swarovski-t  dhe është dizenjuar për të shërbyer si porta hyrëse për në botën e kristaltë.

Kjo strukturë të krijon idenë e një bime, e cila njihet me emrin Gjigandi.

Brenda kësaj strukture gjigande gjënden ‘17 Dhomat e Mrekullisë’ të pasura me sende të çmuara të cilat jane të dizenjuara nga artistë me famë botërore.

 Cdo vizitori I jepet mundësia të eksplorojë një botë magjike të frymëzuar nga kristalet rrezëllitëse.

Edhe pse sot jemi në epokën moderne dhe të teknologjisë, shatërvani I Swarovski-t në Innsbruck është një nga destinacionet turistike më të preferuara për tu vizituar në Austri.