Nuk dini çfarë t’i dhuroni mashkullit të jetës këtë fundvit? E kemi ne një ide për ju

Zakonisht meshkujt mbeten jashtë listës së dhuratave të fundvitit për shumë arsye dhe njëra ndër to është fakti se nuk mund të gjesh diçka që mund t’ju përshtatet. Duke qenë se për femrat ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh, për meshkujt nuk mund të themi të njëjtën gjë, por sigurisht që ka një zgjidhje. Dhe e dini cila është?! SWATCH!

Brandi i mirënjohur zviceran ofron një gamë të gjerë orësh për meshkuj, që mund të përshtaten lehtësisht me çdo lloj stili. Nëse doni t’i bëni vëllait, të dashurit apo bashkëshortit tuaj një dhuratë speciale këtë vit, atëherë duhet të zgjidhni vetëm SWATCH. Koleksioni i ri për festa është mjaft unik dhe aty do të keni pafundësi zgjedhjesh për të bërë të lumtur të dashurit e zemrës këtë fundvit. Nëse ende nuk keni ndonjë ide ne po ju japim disa sugjerime orësh fantastike që janë pjesë e koleksionit më të ri “2020 XmasCollection”.

SWATCH NIGHT TRICK

Ora me kasë në formë rrethore dhe ngjyrë rose gold, kombinohet në perfeksion me rripin në material gome në ngjyrë blu të errët. Kjo orë është rezistente ndaj ujit, deri në 30 metra thellësi. Ora mund të mbahet në dorë pa problem edhe në ditë me shi apo edhe kur lahen duart. Kjo orë do të rrëmbejë menjëherë vëmendjen e të gjithëve, për shkak të xhamit të saj shumë të veçantë, që e dallon nga gjithë të tjerat.

VIDI

Nuk ka asgjë më të zgjuar sesa të vërehesh nga të tjerët, ndërsa je diskret në maksimum. Ora VIDI është pikërisht për meshkujt me një karakter të tillë, që janë shumë të fshehtë, por bien në sy nga të gjithë. E veçanta e kësaj ore qëndron tek fusha e saj me detaje luminishente dhe që kombinohet në mënyrën më të mirë me rripin e zi të lëkurës. Edhe ora VIDI është po ashtu rezistente ndaj ujit.

JUNGLE SNAKE

Për të përballuar me energji gjithë sfidat e jetës së qytetit, duhet zgjedhur patjetër ora JUNGLE SNAKE. Kasa e saj e zezë krijon një kontrast shumë të këndshëm me detajet e brendshme në ngjyrë argjendi të errët, ndaj kushdo që do të mbajë në dorë një orë të tillë do të shkëlqejë në çdo moment. Rripi në ngjyrë jeshile me material gome është mjaft i qëndrueshëm dhe mund t’i bëjë ballë çdo lloj testi.

Këto 3 modele orësh do t’i bëjnë të dashurit tuaj të duken bukur në çdo moment pa u munduar fare, ndaj do të ishin një zgjidhje ideale për dhuratë. Swatch ofron dhe shumë surpriza të tjera këtë fundvit, ndaj mjafton të vizitoni nga afër monobrandin për t’u njohur me koleksionin e ri e gjithçka tjetër që është rezervuar për ju.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe TEG.

Për të parë koleksionet e fundit mund të vizitoni edhe faqen online “Swatch Albania” dhe të përgatiteni për festa.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *