Nuk ka mesazhe romantike! Koleksioni i ri i “Swatch” për Shën Valentinin i dedikohet gjithë zemërthyerve

Gjithçka e kemi ne në dorë dhe koha është ajo çfarë ne bëjmë me të. Shumë besojnë se ajo mund të shërojë edhe një zemër të thyer. Për këtë arsye “Swatch” feston me gjithë beqarët dhe cinikët e dashurisë këtë Shën Valentin me një koleksion të ri dhe një fushatë që sjell një frymë tjetër dhe të freskët në ditën më të rëndësishme të vitit për dashurinë. Në vend të mesazheve të zakonshme romantike, 4 orë “Swatch” paraqesin një ndjenjë tjetër. Secila prej tyre tregon një histori ndarje me një minutazh komik perfekt, me stil dhe një grimë sarkazme, që është pothuajse terapeutike për beqarët.

Koleksioni special P(E/A)NSE-MOI ka një rrip të kuq me simbolin e mirënjohur të zemrës të vendosur në shtresën e poshtme të rripit. Kjo nuk është e gjitha. Ora vjen me një kuti të ndihmës së shpejtë me fasha për të shëruar të çarat e një zemre të thyer!

HATE 2 LOVE ka më shumë se një anë dhe është si një “rollercoaster” emocionesh. Ditën fusha e zezë shfaq shprehjen “E urrej të të dua ty”. Ndërsa, kur bie nata, fjalët “Të dua” shkëlqejnë nga fusha e orës. Të duket diçka e njohur?

Vitet ’70 nuk dalin kurrë nga moda, dhe dashuria e “Swatch” për gjërat e vjetra nuk humbet asnjë rrahje. Të dyja BEATING LOVE dhe BEATING PINK kapin gjendjen shpirtërore me vijat në ngjyrë ylberi që ndjekin pulsin e përdoruesit të orës nga rripi i bardhë për të formuar një zemër në fushën e orës.

“Swatch” do t’i bëjë të gjithë të lumtur këtë Shën Valentin me surprizat që sjell. Për të parë të gjitha koleksionet e “Swatch” mund të ndiqni online faqen e “Swatch Albania” ose të vizitoni nga afër monobrandin në Qendrën Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe në TEG.