O mami çfarë të vesh?! Mbërrijnë kombinimet pranverore më në modë të 2020-s!

Tani që dimri po mbaron dhe vetëm pak javë na ndajnë nga stina e pranverës është koha të mendojmë seriozisht për gardërobën e fëmijëve!

Në “BLUKIDS” ka mbërritur koleksioni i ri Pranverë-Verë 2020, që do të bëjë shumë nëna dhe fëmijë të lumtur me veshjet dhe aksesorët për të vegjlit nga mosha nga 0 deri në 15 vjeç.

Trendet më të reja të modës do t’i gjeni të pasqyruara në koleksionin e ri që vjen plot ngjyra dhe dizajne të larmishme për fashionistat e vegjël dhe prindërit që i kushtojnë vëmendje paraqitjes së fëmijëve të tyre.

Dizajnet janë të larmishme nga veshjet me print lulesh për vogëlushet që duan të duken bukur, te teminat dhe veshjet e qëndisura që janë unike dhe pjesë e trendeve më të reja të modës.

Veshjet me personazhet e preferuar te Disney-t janë gjithashtu pjesë e koleksionit të ri. Xhaketat dhe këmishët xhins janë një ide e mirë që propozon “BLUKIDS” për shëtitjet pranverore në ajër të freskët.

Surpriza për nënat e reja!

Risia e këtij koleksioni është futja për herë të parë e fibrës së Bamboo-së te kategoria e veshjeve të bebushëve 0-12 muajsh. “BLUKIDS” mendon për mirëqenien e të porsalindurve ndaj ofron veshje me fibra Bamboo-je të nevojshme për të ruajtur lëkurën e butë të fëmijës suaj.

Fibra e Bamboo-së është hipoalergjike, antibakteriale, dhe lejon ajrosjen e lëkurës së bebit.

Gjithashtu, të gjitha nënat që kanë fëmijë nga 0-12 muajsh do të përfitojnë nga karta “Newborn” e cila mundëson 20% ulje gjatë gjithë vitit të parë të lindjes.

“BLUKIDS” propozon nënat të ndryshojnë gardërobën dimërore të fëmijëve të tyre, me veshje të lehta pranverore dhe me materiale pambuku 100% Bio, të nevojshme për të mbajtur ngrohtë lëkurën e butë të fëmijës suaj.


Stili dhe rehatia do të jenë kryefjala e veshjeve të koleksionit të ri të markës italiane që sjell kombinimet plot ngjyra për ditët e ngrohta dhe me diell!


Ejani në “BLUKIDS” ose vizitoni faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram, dhe çdo produkt që shihni në to, mund të vijë në shtëpitë tuaja me një porosi online.