Pa dhurata s’ka festa! Disa ide speciale si të bëni të lumtur veten dhe njerëzit tuaj të zemrës këtë fundvit!

Kemi pritur shumë gjatë për sezonin e festave dhe tani ka ardhur koha për të përkëdhelur veten e njerëzit tanë më të dashur me dhurata fantastike.
Nëse nuk keni ende një ide se çfarë mund të dhuroni këtë fundvit, “Swarovksi”, “Blukids”, “Villeroy & Boch” dhe “Swatch” ju vijnë në ndihmë. Katër monobrandet e famshme ju gjenden pranë në çdo moment me produktet e tyre cilësore dhe me çmime konkurruese.

SWAROVSKI

Me kristalet “Swarovski” çdokush shkëlqen më shumë se dritat e festave, ndaj një dhuratë e tillë do të ishte ideale për çdo femër. Sharmi, eleganca, stili dhe emocioni janë të ndërthurura në mënyrë perfekte në çdo produkt “Swarovski”.

Mos i humbisni aksesorët fantastikë me dizajn super të veçantë, që do t’ju dhurojnë magjinë e Natës së ndërrimit të viteve!

Bizhuteritë nga koleksioni “Sparkling” sjellin sharmin dhe pozitivitetin që e dëshironi kaq shumë këto kohë!

Për t’ju dhënë shkëlqim ditëve të fundit të këtij viti e dini ku të drejtoheni… vetëm tek “Swarovski”! Dhe mos harroni: Për blerje mbi 149 euro përfitoni 10% ulje, për blerje mbi 249 euro përfitoni 20% ulje dhe për blerje mbi 349 euro do të përfitoni 30% ulje! Çfarë po prisni akoma?

Mos e humbisni thjeshtësinë dhe elegancën që dhurojnë aksesorët më të veçantë nga “Swarovski”! Përfitoni nga ofertat deri më 31 dhjetor!

Përveçse mund ta vizitoni monobrandin fizikisht, mund të bëni edhe porosi online në faqen e By Best Albania në Instagram!

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”, TEG dhe QTU.

BLUKIDS

Këtë fundvit mund t’i gëzoni fëmijët tuaj me mundësitë fantastike që “Blukids” ofron. Ky brand ka gjithçka që dëshironi, modele unike e dizajne me motive festash, që do i bëjnë vogëlushët tuaj të duken akoma edhe më bukur për festa.

Kjo është periudha ideale kur mund të bëni investimin e duhur në veshjet e dimrit për fëmijë, duke nisur nga xhupat, pantallonat, pulovrat dhe kompletet sportive.

Vogëlushët janë qëndra e vëmendjes në “Blukids” këtë sezon festiv! Kombinimet për ta janë të adhurueshme!

Mos harroni: Për çdo blerje do të përfitoni 20% ulje deri më 31 dhjetor! Këto po që janë festa!

Merrni fëmijët tuaj dhe vizitoni monobrandin që ndodhet në Qendrën Metropol në rrugën ‘Sami Frashëri”. Ose mund të mos lodheni fare, bëni porosinë tuaj online dhe më pas “Blukids” do të vijë aty ku jeni ju.

VILLEROY & BOCH

Nëse po kërkoni për dhurata unike për të afërmit tuaj, atëherë keni “Villeroy & Boch”. Në këtë monobrand do të gjeni koleksionet ideale për festat e fundvitit.

E dimë që nuk ka si gatimi në shtëpi, një tryezë e shtruar këndshëm dhe miq të mirë për të trokitur gotat!

Villeroy & Boch mendon për ju dhe ju ofron sete të mrekullueshme pjatash, gotash për perfeksionimin e mikpritjes tuaj.

Çdokujt që do i bëni një dhuratë nga “Villeroy & Boch” do e ktheni pas në kohë me kujtimet më të bukura të fëmijërisë, falë dizajneve unike me motive festash.

Duhet të keni parasysh që kushdo që antarësohet për herë të parë në kartën By Best përfiton 10% ulje. Ndërsa anëtaret ekzistues përfitojnë 20% ulje, deri më datën 31 dhjetor!

Monobrandin “Villeroy & Boch” mund ta vizitoni fizikisht ose të zbuloni online koleksionet më fantastike, të cilat do të sjellin magjinë e festave në çdo shtëpi.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri”.

SWATCH

Do t’i dhurosh dikujt një orë të re për t’i treguar se ka ardhur koha për ndryshim në vitin 2021? Atëherë duhet të drejtohesh tek “Swatch”.

Brandi prestigjioz zviceran vjen me një koleksion unik për festa, ndaj ju sigurojmë se do e lini pa fjalë personin që do zgjidhni t’i bëni një dhuratë nga “Swatch”. Zgjedhjen tuaj për dhuratë do ta keni shumë të lehtë, sepse “Swatch” përshtatet me çdo lloj stili. Në “Swatch” do të gjeni një gamë të gjerë produktesh dhe pafund mundësi zgjedhjesh.

Nxitoni të përfitoni 20% ulje për çdo blerje, dhe gjithashtu për blerje mbi 249 euro do të përfitoni 30% ulje, deri më 31 dhjetor!

Për të parë koleksionet e fundit mund të vizitoni online faqen e “Swatch Albania” dhe të bëni gati dhuratën tuaj për festa.

Vendndodhja: Qendra Tregtare Metropol në rrugën “Sami Frashëri” dhe TEG.

Çdo artikull të 4 monobrandeve mund t’i shihni virtualisht edhe në faqen e kompanisë “By Best Duty Free sh.p.k” (bybest.com.al), që ofron prej vitit 1996 produkte të brandeve ndërkombëtare me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme në Shqipëri.